Home / Sport / Zyrtare: Podolski te Arsenal!

Zyrtare: Podolski te Arsenal!

Arsen Venger është i bindur se Lukas Podolski do të ketë një sukses të jashtëzakonshëm te Arsenali, pasi u konfirmua edhe zyrtarisht se lojtari do të kalojë te “topçinjtë” të cilët e paguan 11 milion paund kartonin e tij te Këln.

“Jemi të lumtur që kemi siguruar Lukas dhe e shohim atë si një pjesë të rëndësishme të të ardhmes tonë. Ai është një lojtar elitar, një finalizues i mirë dhe këtë e ka treguar si me klubin, ashtu edhe me kombëtaren. Ai është një futbollist i fortë dhe do të na japë ne alternativa më të mira në sulm”, ishin fjalët e trajnerit francez.

“Jemi të lumtur që e kemi siguruar nënshkrimin e tij që tani dhe presim me padurim ta shohim të kontribuojë në Kampionatin Evropian gjatë verës, duke ditur që me kombëtaren ai ka regjistruar deri tani 95 ndeshje deri në moshën 26 vjeçare. Ky është një rekord fenomenal dhe tregon qartë cilësitë e tij si lojtar”.

Edhe vetë Podolski është shprehur i lumtur me këtë zgjedhje që ka bërë. “Jam shumë i kënaqur që bashkohem me Arsenalin në kampionatin anglez Ky është një nga klubet me të njohur në Evropë me një histori të madhe”.

“Ka shumë lojtarë të cilësisë së lartë te Arsenali dhe stili i tyre i lojës është fantastik. Jam krenar që do të bëhem një futbollist i Arsenalit dhe pres me padurim që të zhvilloj ndeshjen e parë në stadiumin “Emirates” para të gjithë tifozëve”, tha sulmuesi gjerman.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *