Home / Sport / Zyrtare: Roi Hodgson, trajneri i Anglisë!

Zyrtare: Roi Hodgson, trajneri i Anglisë!

Roi Hodgson është trajneri i ri i përfaqësueses angleze të futbolli, duke marrë në mënyrë të papritur postin e lënë bosh nga Fabio Kapelo dhe që të gjithë e shihnin të destinuar për teknikun aktual të Totenhemit, Herri Redknap.

Trajneri që aktualisht drejton Uest Bromuiç, do të vazhdojë detyrën e tij deri në fundin e sezonit, ndonëse nuk ka shuam punë për bërë pasi skuadra e tij ka siguruar mbijetesën në Premiership dhe për këtë arsye ai do të jetë i fokusuar që sot në detyrën e re.

Që në konferencën për shtyp të prezantimit të tij, Hodgson ka bërë të qartë se shkon në Euro 2012 me synimin për ta fituar këtë aktivitet, pasi ky është synimi që duhet të ketë gjithmonë përfaqësuesja angleze.

“Anglia gjithmonë duhet të hyjë në turne me synimin për t’i fituar, pasi ne jemi një shtet futbollistik madhor. Mendoj se lojtarët do të ishin të zhgënjyer nëse ne nuk do të prisnim nga ata fitore në këtë turne”.

“Kjo është një ditë krenare për mua, pasi jam një njeri i lumtur se më është dhënë mundësia të drejtoj vendin tim. Të gjithë e dinë që nuk është një detyrë e lehtë, por shpresoj që të gjithë të mbështetin kombëtaren”.

Normalisht nuk mund të mungonte komenti rreth Redknap, të cilin ai e ka mik dhe që aktualisht duket sikur i ka “rrëmbyer” vendin e punës. “Kam respekt të madh për Herrin. Ai më dërgoi një mesazh të cilit sigurisht që do t’i përgjigjem. Ai ka qenë i shkëlqyer në gjithçka që ka bërë. Shpresoj që të mbetemi miq, pasi në mënyrë rastësore kemi përfunduar duke qenë rivalë”, tha trajneri, i cili sipas drejtuesve të Federatës Angleze ishte përzgjedhur prej rreth një muaji, por ata nuk kishin dashur që të ndërhynin në punën e tij me klubin.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *