Home / Sport / Zyrtare: Xhaka te Mynshengladbah!

Zyrtare: Xhaka te Mynshengladbah!

“Ne konkurruam me shumë klube elitare evropiane për të firmosur me Granit Xhakën dhe jemi të lumtur që ia dolëm mbanë ta sillnim te Borusia”, ishin fjalët e drejtorit sportiv të Mynshengladbah, Maks Eberl.

Borusia Mynshengladbah ka përfunduar transferimin e futbollistit Granit Xhaka nga Bazeli, duke konfirmuar gjithçka në faqen e klubit. Futbollisti kosovar 19 vjeçar është përfolur shpesh si përforcimi i radhës i ekipit të drejtuar nga Lysien Favre, ndërsa vetëm të premten arriti të hidhte firmën në letër për kontratën 5 vjeçare që do të përfundojë në vitin 2017.
“Ne konkurruam me shumë klube elitare evropiane për të firmosur me Granit Xhakën dhe jemi të lumtur që ia dolëm mbanë ta sillnim te Borusia”, ishin fjalët e drejtorit sportiv të Mynshengladbah, Maks Eberl.
Hamburgu bëri një ofertë zyrtare në janar, para se Mynshengladbah t’i shtohej listës së pretendentëve për futbollistin që do të mbajë numrin 34 te klubi i tij i ri. Vetë Xhaka është shfaqur shumë i entuziazmuar për këtë transferim.
“Jam i lumtur tani që firmosa kontratën. Vendimi nuk ishte shumë i vështirë. Vendosa që në fillim për Borusia Mynshengladbah pasi ky është një klub fantastik”, tha lojtari kosovar.
Xhaka shkëlqeu në këtë edicion me skuadrën e Bazelit në kampionatin zviceran, por sidomos në Ligën e Kampioneve, ku ekipi i tij arriti të eliminonte Mançester Junajtid. Shifrat e transferimit nuk janë bërë publike por mendohet se lojtari ka kushtuar rreth 8.5 milionë euro.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *