Home / Lajme / Maqedoni / 300 vjet nuk u interevenua në murret e Kalasë

300 vjet nuk u interevenua në murret e Kalasë

9 qershor-”Për fat të keq, ne nuk kemi fond rezervë me të cilin do të mund të kryejnë aktivitetet e nevojshme për këso raste të paplanifikuara”, deklaroi Kuzman të premten nga Kalaja e Tetovës.

Pas rënimit të murrit në kalanë e Tetovës, për vizitë kan qëndruar drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje të Trashëgimisë Kulturore Pasko Kuzman. Sipas tij, raste të këtilla ka shumë shpesh ku për shkaqe natyre janë shembur shumë murre. “Ne do të kërkojmë nga institucioni përgjegjës, qendra nacionale konservuese që të përgatisë projekt për sanim, restaurim dhe konzervim të bedenave të kalasë në tetovë dhe do të mundohemi që të gjejmë mjetet e nevojshme për të filluar intervenimin. Ne para disa viteve bëmë konzervimi e disa pjesëve siç janë trapezerija dhe kuzhina e kalasë, dhe për ato them se ato nuk do të shemben gjatë 150 viteve të ardhshme, ndërsa në këtë murret ku nuk ka pasur intervenime që nga ndërtimi i tyre para 300 viteve”, tha Kuzman.Ai tha se para konzervimit të trapezerisë në vitin 2009, është bërë një hetim i tërë Kalasë, ku është vëretuar se të gjitha objektet duke përfshirë edhe murret me kullat kanë qenë në gjendje të njejtë. Vetëm mungesa e mjeteve ka pamundësuar mos intervenohet në kohë, tha ai.”Për fat të keq, ne nuk kemi fond rezervë me të cilin do të mund të kryejnë aktivitetet e nevojshme për këso raste të paplanifikuara”, deklaroi Kuzman të premten nga Kalaja e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *