Home / Lajme / Rajon / 32 policë të lënduar në Merdare

32 policë të lënduar në Merdare

28 qershor-“Ky grup qytetarësh kanë kryer veprën penale ‘Prishje të rendit dhe qetësisë publike’ dhe për këtë është vendosur deportimi i tyre jashtë territorit të Kosovës”, vijon komunikata e Policisë së Kosovës.
Rreth orës 06:35 policia po e kryente deportimin e tyre jashtë territorit të Kosovës dhe me të arritur në Merdare, ata kanë filluar të gjuajnë me gurë dhe me gjësende tjera të forta në drejtim të zyrtarëve policorë të policisë kufitare të Kosovës.

Ministri i punëve të brendshme i Kosovës, Bajram Rexhepi ka konfirmuar se janë 32 pjesëtarë të Policisë së Kosovës të cilët kanë pësuar lëndime përderisa po shoqëronin nga Kosova për në Serbi një grup serbësh tek pika kufitare në Merdare.
Ai tha se bëhet fjalë për lëndime të shkaktuara me gurë, që ky grup serbësh kishte hedhur në drejtim të policisë së Kosovës.
“E kemi kthyer një grup të njohur si Delije (simpatizantë futbolli të Cërvena Zvezdës), që njihen si nacionalistë dhe me atë rast janë lënduar disa policë; kryesisht bëhet fjalë për lëndime me gurë”, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, ministri Rexhepi.
Ky grup prej 70 vetash, me dy autobusë, kishte hyrë në territorin e Kosovës përmes pikave kufitare në veri dhe më pas kishte kaluar në jug të Mitrovicës për në Vushtrri, me synimin që të merrte pjesë në shënimin e Vidovdanit.
Këtë vit, komuniteti serb shënon 623 vjetorin e Betejës mesjetare të Kosovës, e cila ndryshe njihet në radhët e këtij komuniteti si “Vidovdan”.
Ata kanë bartur fanella me mbishkrime provokuese për rendin dhe qetësinë në vend, thuhet në njoftimet e Policisë.
“Ky grup qytetarësh kanë kryer veprën penale ‘Prishje të rendit dhe qetësisë publike’ dhe për këtë është vendosur deportimi i tyre jashtë territorit të Kosovës”, vijon komunikata e Policisë së Kosovës.
Rreth orës 06:35 policia po e kryente deportimin e tyre jashtë territorit të Kosovës dhe me të arritur në Merdare, ata kanë filluar të gjuajnë me gurë dhe me gjësende tjera të forta në drejtim të zyrtarëve policorë të policisë kufitare të Kosovës.
Me këtë rast, edhe kishte filluar përleshja e tyre me pjesëtarët e policisë së Kosovës. Rexhepi tha se policët kanë lëndime të lehta dhe nuk bëhet fjalë për lëndime të rënda trupore. Ministri i shëndetësisë, Ferid Agani, tha se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë trajtuar vetëm 9 raste, që kryesisht kishin marrë lëndime nga gjësendet e forta.
Ministri i brendshëm tha se janë dëgjuar edhe të shtëna… “Janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri, por ato kanë qenë në anën e Serbisë”, theksoi Rexhepi, duke përjashtuar mundësinë e plagosjes së policëve siç kishin raportuar disa media. Mediat serbe njoftojnë se është sulmuar një grup i serbëve që me autobus ishte nisur për në Gazimestan.
Sipas njoftimeve, në shtëpinë e shëndetit në Kurshumli janë dërguar 13 të lënduar.
Mediat serbe citojnë mjekun, Zoran Vuçkoviq, të ketë thënë se dhjetë serbë kanë plagë nga armët e zjarrit, por nuk dihet “nëse janë shkaktuar nga plumbat e gomës apo plumba të vërtetë”.
“Në përgjithësi janë plagë të rënda, andaj janë dërguar në Kirurgjinë ne Prokuple”, ka thënë Vuçkoviq.
Policia e Kosovës, njofton se ka arritur ta menaxhojë situatën e sigurisë duke ua ndaluar hyrjen në territorin e Kosovës dhe aktualisht, situata në pikëkalimin kufitar Merdare është e qetë. Megjithatë, për shkaqe sigurie pikëkalimi kufitar për momentin është i mbyllur për qarkullim deri në një vendim tjetër. (rel)

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *