Home / Lajme / Maqedoni / Adili: Gruevski ka denigruar shqiptarët

Adili: Gruevski ka denigruar shqiptarët

25 qershor-Sipas ij, këtë përçarje ndërshqiptare, krahas pushtetit sllavo-maqedonas, përmes BDI dhe PDSH, gjatë gjithë këtyre dy dekadave, e ka nxitur edhe politika (pozita-opozita) e Prishtinës dhe politika (pozita-opozita e Tiranës.

Kryetari i Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK), Gafurr Adili ka deklaruar për INA se kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE në Maqedoni ka denigruar shqiptarët përmes subjekteve të tyre politike.

“Për dy dekada, edhe më shumë se sa gjatë regjimit titist, sllavo-maqedonasit i kanë denigruar shqiptarët e Shqipërisë Lindorë nën IRJM. Por, më shumë se çdo kush tjetër, edhe se Kiro Gligorov, se Lupço Gjeorgievski dhe se Branko Crvenkovski, përmes BDI-së së zotit Ali Ahmeti, shqiptarët i ka denigruar Nikolla Gruevski i VMRO. Krijesës artificiale, të vetëquajtur Maqedoni, vetëm shqiptarët, jo vetëm nën IRJM, por edhe në Republikën e Shqipërisë dhe në Republikën e Kosovës, nuk ia kanë kontestuar as identitetin shtetëror e kombëtar (si Greqia), as gjuhën (si Bullgaria) dhe as Kishën Autoqefale (si Serbia), dhe ajo (IRJM) shqiptarët i ka trajtuar dhe vazhdon t’i trajtojë si armiq të saj. Partitë politike (lagje) shqiptare (BDI, PDSH dhe…) si parti kolaboracioniste që janë, dhe duke e zbatuar devizën armike ‘Përçaje e sundo!’, e kanë përçarë shumë keq popullin shqiptar nën IRJM, sa disa herë deri më tani, duke organizuar edhe skenare të llojit Kondova, Brodeci etj…, e kanë sjellur deri në pragun e një luftë vëllavrasëse ndërshqiptare”, theksoi Adili.

Sipas ij, këtë përçarje ndërshqiptare, krahas pushtetit sllavo-maqedonas, përmes BDI dhe PDSH, gjatë gjithë këtyre dy dekadave, e ka nxitur edhe politika (pozita-opozita) e Prishtinës dhe politika (pozita-opozita e Tiranës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *