Home / Lajme / Maqedoni / Agjendë e ngjeshur e Ali Ahmetit

Agjendë e ngjeshur e Ali Ahmetit

21 qershor-Kryetari Ahmeti ritheksoi rëndësinë e zgjidhjes së çështjës së emrit dhe kërkoi nga miqtë tanë në Bruksel të vazhdojnë ta ndihmojnë procesin.Në takim me përfaqësuesin e lartë të Departmentit Amerikan të Shtetit, David Burger, u fol rreth aktualiteteve politikë në vend, me theks të veçantë, integrimin e Maqedonisë në NATO.

Sot, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka patur një agjendë të ngjeshur takimesh me përfaqësues të lartë të komunitetit ndërkombëtar. Në takime të veçanta, Z. Ahmeti priti fillimisht Ambasadorin e Polonisë në Maqedoni, z. Przemyslaë Czyz, më pas priti një delegacion të lartë të Bashkimit Evropian të prirë nga Jonas Jonson, drejtor i Drejtorisë për Ballkanin Perëndimor të Këshillit të BE-së dhe Terkel Petersen, përgjegjës për Maqedoninë dhe Shqipërinë në drejtorinë përkatëse të Këshillit të BE-së, ndërsa në Ambasadën Amerikane në Shkup, Kryetari Ahmeti takoi z David Burger, Zv. Drejtor i Byrosë për Evropë dhe Evro-Azi në Departmentin Amerikan të Shtetit.Ambasadori i Polonisë siguroi Kryetarin Ahmeti që Polonia mbështet aspiratat euroatlantike të Maqedonisë në të gjitha forumet ndërkombëtare bashkë me përpjekjet për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Kryetari Ahmeti theksoi që prioritetet e BDI janë Marrëveshja e Ohrit, marrëdhëniet e shëndosha ndëretnike, integrimi euroatlantik, zhvillimi ekonomik dhe fqinjësia e mirë.Ambasadori Czyz foli për vështirësitë e rrugës së Polonisë drejt NATO dhe BE si dhe paragjykimet e mëparshme me fqinjët e saj, por theksoi që arritja e qëllimit për integrim të Polonisë ka patur rezultat në zhvillimin e gjithëmbarshëm të shtetit. Anëtarësimi në NATO ka sjellur investime të drejtpërdrejta dhe zhvillim ekonomik si dhe ka afruar vendin drejt BEsë. Kryetari Ahmeti theksoi që Maqedonia ndan të njejtat prioritete dhe çështjet që ndajnë Maqedoninë nga rruga jonë drejt Brukselit duhet të zgjidhen me çrast kërkoi angazhimin edhe të Polonisë për zgjidhjen e çështjes së emrit.Në takimin me delegacionin e lartë të Bashkimit Evropian, mysafirët u interesuan rreth zhvillimeve politike në vend si dhe përpilimin e raportit mbi Marrëveshjen e Ohrit. Kryetari Ahmeti informoi bashkëbiseduesit rreth përpjekjeve për të arritur përparim drejt zgjidhjes së çështjes së emrit në mënyrë që kjo të reflektojë në raportin e ardhshëm të progresit të BE në tetor si dhe në mbledhjen e Këshillit të Evropës në dhjetor. Kryetari Ahmeti theksoi që hapja e dialogut substancial me BE ishte një hap i madh për Maqedoninë dhe institucionet e vendit me përpikshmëri po i kryejnë detyrat e shtëpisë, por ky hap duhet të pasohet me intensifikim të mëtejmë të hapave tona të përbashkëta drejt Brukselit. Kryetari Ahmeti ritheksoi rëndësinë e zgjidhjes së çështjës së emrit dhe kërkoi nga miqtë tanë në Bruksel të vazhdojnë ta ndihmojnë procesin.Në takim me përfaqësuesin e lartë të Departmentit Amerikan të Shtetit, David Burger, u fol rreth aktualiteteve politikë në vend, me theks të veçantë, integrimin e Maqedonisë në NATO. Qëndrimet e SHBAvë për perspektivën EuroAtlantike të Maqedonisë mbeten të pandryshuara me çrast u konfirmua dera e hapur për Maqedoninë. Kryetari Ahmeti theksoi që anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është prioritet absolut i BDIsë edhe për kundër faktit që sakrifica jonë ka kosto të lartë, por përfitimi për shtetin është jashtëzakonisht i madh dhe çdo kosto ia vlen të paguhet. NATO sjell siguri, stabilitet, paqe, zhvillimin ekonomik dhe ne jemi në pritje të konsolidimit të qeverisë greke për të vijuar përpjekjet tona për zgjidhje të çështjes së emrit.Në takimet me përfaqësuesit ndërkombëtar gjithashtu u fol edhe për rastin Smillkovci me çrast Kryetari Ahmeti falemnderoi SHBA dhe BE për mandatimin e OSBE që ta monitorojë procesin në mënyrë që të garantohet transparencë dhe proces i argumentuar. Bashkëbiseduesit gjithashtu folën edhe rreth stratëgjisë për arsim të integruar, mediat, rajonin dhe çështje të tjera.

Gjithashtu lexo

”Lëvizja Besa do ta ketë anëtarin e saj në KSHZ”

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli për Makfaks ka deklaruar se partia në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *