Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti përjashton braktisjen e Qeverisë

Ahmeti përjashton braktisjen e Qeverisë

“Dalja nga Qeveria nuk do të zgjidh kontestin e emrit dhe do të zhbllokojë proceset euroatlantike, ashtu që për këtë duhet të arrijnë marrëveshje elitat politike në Maqedoni”, ka theksuar Ahmeti në një intervistë për Kanal5.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka përsëritur qëndrimin se partia që drejton ai nuk do të braktisë Qeverinë, për shkak se pas saj nuk ka ndonjë zgjidhje.

“Dalja nga Qeveria nuk do të zgjidh kontestin e emrit dhe do të zhbllokojë proceset euroatlantike, ashtu që për këtë duhet të arrijnë marrëveshje elitat politike në Maqedoni”, ka theksuar Ahmeti në një intervistë për Kanal5.

Sipas tij, Maqedonia duhet të komunikoj me bashkësinë ndërkombëtare për tejkalimin e kontestit të emrit.

“Ne nuk dëshirojmë të bëjmë hipokrizi dhe akrobacione dhe ti bëjmë dëm popullit. BDI nuk është shërbim i ndonjë elite, por ka lirinë në veprimin e saj dhe përcaktimet në politikë. Ne nuk reagojmë me eufori, por ulemi në tavolinë dhe analizojmë, para se të ndërmarrin ndonjë hap”, ka theksuar Ahmeti i pyetur lidhur me daljen nga Qeveria.

Ai ka shtuar se gjatë vitit 2013 do të ketë zhvillime politike për zgjedhjet lokale, ashtu që sipas tij, këto zgjedhje janë edhe shans për opozitë. Ndryshe, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sonte në hotelin” Holidey In”, organizon pritje për bashkëpunëtorët e jashtëm, korin diplomatik, partitë politike në Maqedoni dhe në rajon me rastin e 10 vjetorit të themelimit të partisë.

Siç njofton kabineti i kryetarit të BDI-së, Ahmeti do të mbajë fjalim para të pranishmëve.

Në datën 5 qershor, Bashkimi Demokratik për Integrim festoi 10-vjetorin nga dalja në skenë për herë të parë në Maqedoni më 5 qershor të vitit 2002.

Siç theskoi në fjalimin e tij lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, me angazhimin e kësaj elite politike u arrit ndryshimi i Kushtetutës së Maqedonisë, duke ndryshuar në këtë mënyrë edhe konceptin e shtetformësimit dhe karakterin politik të Maqedonisë.

Marrëveshja e Ohrit e cila bazohet në konceptet e decentralizimit, mosdiskriminimit, përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, procedurat e veçanta parlamentare, arsimi, përdorimi i gjuhës, si dhe shprehja e identitetit kombëtar, u bënë pjesë e Kushtetutës së Maqedonisë

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *