Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: Po realizojmë të drejtat e shqiptarëve

Ahmeti: Po realizojmë të drejtat e shqiptarëve

13 qershor-Ahmeti ka folur edhe për qeverisjen e PDSH-së me VMRO-DPMNE, duke nënvizuar se “ndërtimi i rrugës tonë hasi në pengesa serioze në vitin 2006 me ç’rast, uzurpimi 16 muajsh i institucioneve, dëmtoi të arriturat dhe parimin e qeverisjës së drejtë dhe legjitime nga përfaqësuesit e zgjedhur të të dy komuniteteve shumicë në vend”.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në fjalimin e tij me rastin e 10 vjetorit të BDI-së të organizuar me një pritje për korin diplomatik ka theksuar mbrëmë se janë bërë të arritura të mëdha për shqiptarët në Maqedoni, pas pavarësimit të saj.

“Viti 2001 solli ndryshimin vendimtar në karakterin e shtetit duke krijuar Maqedoninë e Re, një Maqedoni e cila do ti takonte çdo qytetari, pa marrë parasysh etninë, religjionin, apo bindjet politike. Proekti për Maqedoninë e re, i mëshiruar në Marrëveshjen paqësore të Ohrit, kërkonte vullnet të qeliktë dhe realizim të përpikshëm nga forcat politike në vend që kishin përqafuar frymën e babarësisë. Pikërisht këto ishin parametrat e rrugës sonë të re të pashtruar, të cilën filluam ta ndërtojmë dhjetë vjetë më parë, në mënyrë që të lejmë gjurmë dhe të gjykohemi për atë që kemi bërë”,theksoi Ahmeti.

Sipas tij, parametrat kryesore të rrugës së BDI ishin dhe mbeten: Marrëveshja e Ohrit e cila shënoi përfundimin e luftës dhe fillimin e proçesit politik, integrimi i shqiptarëve nëpërmjet arritjes së barabarësisë dhe shtetformësisë dhe; integrimi në strukturat eurotlantike ku do ta ndërtojmë të ardhmën tonë të përbashkët, etj.

Ai theksoi se gjurmët e para gjatë ndërtimit të rrugës së pashtruar në mandatin e parë ishin ndarja teritoriale, decentralizimi, mos-diskriminimi, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, procedurat e veçanta parlamentare, arsimi sipëror në gjuhën shqipe, shprehja e identitetit kombëtar dhe zyrtarizimi i Univerzitetit Shtetëror të Tetovës,etj.

Ahmeti ka folur edhe për qeverisjen e PDSH-së me VMRO-DPMNE, duke nënvizuar se “ndërtimi i rrugës tonë hasi në pengesa serioze në vitin 2006 me ç’rast, uzurpimi 16 muajsh i institucioneve, dëmtoi të arriturat dhe parimin e qeverisjës së drejtë dhe legjitime nga përfaqësuesit e zgjedhur të të dy komuniteteve shumicë në vend”.

“Rivendosja e rrugës në trajektorën e saj të vërtetë dhe ndalimi i rrënimit të të arriturave në vitin 2008, kishte kosto të lartë, kosto e cila dëmtoi rëndë demokracinë në vend. Sanimi i dëmeve filloi me vendosjën e demokracisë së mirëfilltë, respektimin e votës dhe rikthimin e karakterit multietnik të veprimeve qeveritare”, duke numëruar projekte tjera që sipas tij janë themelimi i Muzeut të Lirisë në Shkup, institucionalizimi i Muzeut të Alfabetit në Manastir, shënimi i 100 vjetorit të Kongresit të Manastirit, 100 vjetorit të Lindjes së nobelistës shqiptare Nënë Tereza, vendimin për vendosjen e shtatorëve të Pjetër Bogdanit, Josif Bagerit dhe Nexhati Agollit si dhe miratimi i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe.

Ahmeti sërish përmendi një nismë për të tubuar gjithë spektrin politik për zgjidhjen e kontestit të emrit dhe anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *