Home / Lajme / Maqedoni / Aleanca Kuqezi si OJQ në Maqedoni

Aleanca Kuqezi si OJQ në Maqedoni

25 qershor-Sipas tyre, nëse platforma nuk do të ketë mbështetjen e faktorit politik shqiptar, Aleanca nuk do të ketë kontakte ose bashkëpunim me asnjë nga partitë politike shqiptare.

Aleanca Kuq e Zi ka informuar përmes përfaqësuesve të saj se në Maqedoni do të funksionojë në formën e një organizate joqeveritare dhe partiake, që do të synojë bashkimin e sektorit civil shqiptar.

“Pra, për stadin aktual ku ndodhet zhvillimi politik, social dhe ekonomik i shqiptarëve këtu, si dhe raportet gati kolonialiste të varësisë mes këtij grupi dhe shtetit të kontrolluar nga grupi tjetër etnik, ne pohojmë se ideja e themelimit dhe funksionimit të AK si parti politike nuk është e mundshme dhe as e rekomandueshme. Njoftojmë opinionin e gjerë se Lëvizja civile AK në IRJM, si organizatë civile joqeveritare, në një të ardhme të afërt klasës aktuale politike do ti paraqesë një platformë e cila nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese do të synojë arritjen e barazisë të plotë mes shqiptarëve dhe maqedonasve si dy etni më të mëdha të në këtë vend”, theksohet në një komunikatë të AK-së.

Sipas tyre, nëse platforma nuk do të ketë mbështetjen e faktorit politik shqiptar, Aleanca nuk do të ketë kontakte ose bashkëpunim me asnjë nga partitë politike shqiptare.

“AK-M, denoncon publikisht presionin perfid dhe primitiv i cili ushtrohet nga segmente të caktuara shtetërore kundër aktivistëve të Aleancës në qytetin e Kërçovës dhe në Tetovë. I bëjmë thirrje publike këtyre organeve të cilat në raste edhe drejtohen nga shqipfolës të caktuar, që të heqin dorë një orë e më parë nga format e këtilla primitive të presionit ndaj bashkëkombësve dhe bashkëqytetarëve të tyre që punojnë dhe sakrifikojnë për të mirën e përbashkët të kombit”, thekson Aleanca Kuq e Zi në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *