Home / Sport / Alonso: Këtë vit F1 është një lotari!

Alonso: Këtë vit F1 është një lotari!

Fernando Alonso, në një intervistë të dhënë për CNN, ka shpjeguar se mendon që Formula 1 mund të rrezikojë të kthehet në një lotari që mund të sjellë edhe humbjen e besueshmërisë para tifozëve të shumtë.

“Ky është një sezon fantastik, si asnjëherë më parë. Njerëzit ulen para televizorit për të ndjekur shumë surpriza në çdo garë, që është e mirë për audiencën, por nga ana tjetër mund të na bëjë të humbim besueshmërinë. Nuk duhet të harrojmë që ekipet më të mira, pilotët më të mirë dhe strategjitë më të mira janë ato që fitojnë garat, por në këtë moment, atyre që janë jashtë ambientit tonë, u duket sikur çdokush mund të fitojë një garë”.
Fernando e sheh këtë problem që është shfaqur më i theksuar në garën e javës së kaluar në Monako, ndërsa mendon se spektakli i ofruar mund të dalë jashtë natyrës së tij.
“Nuk ka rëndësi talenti, ekipi apo paraqitja, për momentin gjithçka është si një lotari. Çfarë ndodh në Formula 1 nuk të vjen nga fati, duhet të bëjmë të qartë se nëse fiton një garë, ndodh sepse ke qenë më i miri dhe nuk mendoj se aktualisht ky mesazh është i qartë për të gjithë botën”.
Më pas ai ka folur për makinën Ferrari, për ndryshimet që janë bërë në të dhe për faktin se flitet gjithnjë e më shumë për kalimin e Sebastian Vetel në radhët e skuadrës italiane.
“Kemi ndryshuar aerodinamikën e makinës pas Formula tani mbizotërohet nga aerodinamika. Kemi ndryshuar disa gjëra që nuk funksiononin në makinë dhe kemi ndryshuar filozofinë e punës, që po jep frytet e saj tani. Vetel te Ferrari? Është vetëm spekulim mediatik, ndodh çdo vit me Ferrarin. Edhe për mua thuhet çdo vit se do të largohem dhe më është dashur të bashkëjetoj me këto zëra”, tha ai.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *