Home / Lajme / Maqedoni / Anëtarësimi i Maqedonisë në BE e NATO, siguri për rajonin

Anëtarësimi i Maqedonisë në BE e NATO, siguri për rajonin

8 qershor-Kombi që ka përfituar më shumë nga era e re evropiane është kombi ynë dhe këtë e tregon fakti që Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe synon të marrë statusin, fakti që Kosova është e pavarur dhe po shkon drejt njohjeve dhe shqiptarët në Maqedoni po përpiqen të ecin drejt të drejtave të tyre të barabarta si qytetarë evropianë” tha Meta.

Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi është takuar sot me kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Në një konferencë të përbashkët për mediat ata deklaruan se në takim u diskutuan çështje të ndryshme, raporton Albeu. Kreu i LSI është shprehur se kjo forcë politike i kushton rëndësi forcimit të bashkëpunimit. “Kombi që ka përfituar më shumë nga era e re evropiane është kombi ynë dhe këtë e tregon fakti që Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe synon të marrë statusin, fakti që Kosova është e pavarur dhe po shkon drejt njohjeve dhe shqiptarët në Maqedoni po përpiqen të ecin drejt të drejtave të tyre të barabarta si qytetarë evropianë” tha Meta. Sipas tij, anëtarësimi i Maqedonisë në BE dhe NATO do t’i shërbejnë sigurisë së rajonit, ndërsa shtoi se edhe Kosova nuk duhet të mbetet e izoluar, por qytetarët e saj duhet të lëvizin lirshëm pa viza. Ndërsa Thaçi u shpreh se në takim u diskutua mbi çështje të cilat shqetësonin qytetarët e Maqedonisë. “Është nder që takohem me Metën si një personalitet në politikën shqiptare. Në takimin me Metën biseduam për çështje të cilat shqetësojnë qytetarët e Maqedonisë. Ku çështja kryesore është ajo e bllokimit të procesit integrues të Maqedonisë. Unë e di që prezenca ime keqinterpretohet në Maqedoni. Rrimë me shpresë për të çuar para bashkëpunimin mes dy vendeve”, u shpreh Thaçi

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *