Home / Lajme / Maqedoni / Anulohet gjykimi për njërin prej të arrestuarve në ‘Monstrum’

Anulohet gjykimi për njërin prej të arrestuarve në ‘Monstrum’

Shkup, 5 qershor 2012-Në pyetjen sa Prokuroria për krim të organizuar është e gatshme në mënyrë kadrovike dhe teknike ta aplikojë Ligjin për procedurë penale nga nëntori, prokurori shtetëror publik tha se në tërësi do të mund t’u përgjigjet kërkesave që i parashikon ligji i ri për procedurë penale.

Gjykata Penale e Shkupit sot e anuloi gjykimin për njërin prej të arrestuarve në aksionin policor “Monstrum”.

Gjykimi është anuluar për shkak të pamundësisë teknike që i pandehuri Ibraim Sejdini të dërgohet nga paraburgimi në gjykatë. Sejdini akuzohet për “armëmbajtje pa leje dhe trafikim me armë”, ndërsa është arrestuar në aksioninn policor “Monstrum”. Gjykimi është ricaktuar për në fund të këtij muaji.

Prokurori shtetëror publik Lupço Shvërgovski sot para seancës së Këshillit për prokurorë publikë deklaroi se do të marrin vendim rreth kësaj lënde kur do të përfundohen të gjitha veprimet hetuese që janë propozuar nga prokurori publik dhe kur lënda do të kthehet tek prokurori publik.

“Për kohën nuk e di se kur do të ndodh kjo sepse nuk e di nëse gjykatësi hetues i ka ndërmarrë të gjitha veprimet hetuese që janë kërkuar”, thotë Shvërgovski.

Ai tha se “do të jenë të kënaqur nëse miratohet dënim me burgim të përjetshëm për kryerësit”.

“Ligji parashikon dënim maksimal për format më të rënda të këtij lloji të veprës penale duke pasur parasysh se bëhet fjalë për akt makabër. Sigurisht se përpjekja jonë është që të kërkojmë dënim me burgim të përjetshëm edhe pse prokurori në fjalën përfundimtare nuk mund të kërkojë dënim me burgim të përjetshëm, por ai mundet vetëm të propozojë dënim me kusht, e jo edhe të dënojë me burgim. Ndërkaq, duke pasur parasysh karakterin e pjesës që është kryer, ne sigurish, siç ju thash herën e kaluar do të jemi të kënaqur vetëm nëse aprovohet aktgjykim me dënim të këtillë”, tha Shvërgovski.

Në pyetjen sa Prokuroria për krim të organizuar është e gatshme në mënyrë kadrovike dhe teknike ta aplikojë Ligjin për procedurë penale nga nëntori, prokurori shtetëror publik tha se në tërësi do të mund t’u përgjigjet kërkesave që i parashikon ligji i ri për procedurë penale.

“Në pjesën e Prokurorisë për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, konform angazhimeve të Qeverisë për ekipimin e saj, pajisimin edhe në aspektin kadrovik, material dhe hapësinor, konsiderojmë se në tërësi do të mund të përgjigjet në kërkesat që i parashikon ligji i ri për procedurë penale”, tha Shvërgovski

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *