Home / Sport / Ardian Nuhiu dhe Nexhat Shabani në radarin e Dritës?

Ardian Nuhiu dhe Nexhat Shabani në radarin e Dritës?

Burime të gazetës ‘Koha’ pohojnë se drejtuesit e Dritës kanë kontaktuar këto ditë me Ardian Nuhiun, ndërsa spekulohet edhe emri i Nexhat Shabanit për trajner të ri të skuadrës.

Drita e Bogovinës bashkë me punët rreth infrastrukturës së stadiumit, me intenzitet maksimal është duke punuar edhe në aspektin sportiv. Drejtuesit e klubit janë në kërkim të futbollistëve cilësorë dhe me përvojë, të cilët do të ishin një ndihmë e madhe për më të rrinjë në paraqitjen debutuese në Ligën e Parë. Kështu burime të gazetës ‘Koha’ pohojnë se drejtuesit e Dritës kanë kontaktuar këto ditë me Ardian Nuhiun, ndërsa spekulohet edhe emri i Nexhat Shabanit për trajner të ri të skuadrës. Mësojmë se mesfushori me tipare sulmuese Nuhiu veç më ka realizuar kontaketet e para, ndërsa së shpejti priten bisedimet edhe me Shabanin. Vetë trajneri shkupjan demantoi lidhjen eventuale me Dritën, duke deklaruar se deri tani nuk është kontaktuar nga askush.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *