Home / Lajme / Rajon / Arrestohet kryetari i komunës Rrethina të Shkodrës nga radhët e PS

Arrestohet kryetari i komunës Rrethina të Shkodrës nga radhët e PS

2 qershor-Urdhërarresti ndaj tij ishte lëshuar më 29 tetor 2010 nga policia e Barit, ndërsa Kleves Muja u zgjodh kryetar komune më 8 maj 2011 nën flamurin e Partisë Socialiste.

Policia shqiptare sot ka arrestuar kryetarin e komunës rurale Rrethina të Shkodrës, Kleves Muja, kandidat dhe anëtarë i Partisë Socialiste.

Arrestimi i tij u bë sot pasdite pas një fletëarresti ndërkombëtarë të lëshuar nga autoritetet italiane, të cilët akuzojnë dhe kërkojnë 38 vjeçarin Muja, të përfshirë në trafik droge.

Urdhërarresti ndaj tij ishte lëshuar më 29 tetor 2010 nga policia e Barit, ndërsa Kleves Muja u zgjodh kryetar komune më 8 maj 2011 nën flamurin e Partisë Socialiste.

Pas arrestimit, pritet ekstradimi i menjëhershëm drejt Italisë. Partia Socialiste dhe kreu i saj nuk ka komentuar këtë rast të përfshirjes së zyrtarit të lartë të saj

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *