Home / Lajme / Maqedoni / Arsimimi financiar i qytetarëve të Maqedonisë në nivel të ulët

Arsimimi financiar i qytetarëve të Maqedonisë në nivel të ulët

21 qershor-Gjatë projektit janë paraparë seminare për edukimin financiar, këshillimin nga këshilltarë për financa personale, si dhe vendosjen e ueb-portalit interaktiv. Rezultate të pritura janë 1.500 të rritur dhe të rinj që do të përfshihen në projekt të fitojnë njohuri nga trajnimet se si të vendosin kontroll mbi financat personale, ndërsa 120 familje të marrin këshilla se si ta përmirësojnë gjendjen financiare në familje

Arsimimi financiar te qytetarët e Maqedonisë akoma është në nivelin e ulët. Është e domosdoshme që t’i kushtohet kujdes i madh informimit për menaxhim me financat personale për shkak të rëndësisë së madhe të arsimimit financiar për mbarë ekonominë. Këtë e kanë treguar hulumtimet e zbatuara për nevojat e projektit “Arsimimi financiar i të rriturve dhe të rinjve” që u promovua sot, ndërsa do ta zbatojë Fondacioni “Euroqendra”.

“Vetëm gjashtë për qind e qytetarëve të Maqedonisë i planifikojnë të ardhurat dhe shpenzimet e tyre në afat të gjatë prej një viti. Nëse bëhet fjalë për periudhë 10-vjeçare këtu kemi rezultatet zero, gjegjësisht askush nuk planifikon për një periudhë të tillë që gjegjësisht është praktikë e zakontë në ekonomitë e zhvilluara ku arsimimi financiar është pjesë e sistemit të përditshëm arsimor të të rinjve”, deklaroi Klimentina Popovska, profesoreshë në Institutin ekonomik.

Arsimimi financiar, theksoi, nuk është recetë se si më së miri të menaxhohet me paratë, por të fitohen më shumë dituri dhe informacione të cilat do të ndihmojnë që me maturi të sjellin vendime të vërteta financiare në kohë të vërtetë.

“Kjo do të thotë që qytetarët ta dinë nëse duhet ose nuk duhet të marrin kredi për të blerë automjet ose banesë. Ky lloj i arsimimit është i rëndësishëm edhe për bankat të cilat kanë dashur të kenë klientë të edukuar pasi që në këtë mënyrë do të kenë përqindje më të vogël të kredive të cilat nuk kthehen”, theksoi Popovska.

Bartësit e projektit theksojnë se qytetarët e edukuar për menaxhim me financat personale do të reflektohen në dimensionimin e shoqërisë në tërësi. Fondet investuese do të kishin më shumë punë duke e pasur parasysh se klientët do ta dinë se munden të kursejnë më mirë, do të rritet edhe kursimi për pension, si dhe sigurimi i jetës i cili në Maqedoni është vetëm dy për qind, kundrejt mesatares në Bashkimin Evropian i cili është 40 për qind.

Projekti “Arsimimi financiar i të rriturve dhe të rinjve” për një vit e katër muajt e ardhshëm duhet të sigurojë mbështetje profesionale në arsimimin financiar. Aktivitetet të cilat do të zbatohen orientohen dreht nxitjes së kulturës për shpenzim të përgjegjshëm te qytetarët e Maqedonisë dhe huazimin e përgjegjshëm te institucionet financiare.

Gjatë projektit janë paraparë seminare për edukimin financiar, këshillimin nga këshilltarë për financa personale, si dhe vendosjen e ueb-portalit interaktiv. Rezultate të pritura janë 1.500 të rritur dhe të rinj që do të përfshihen në projekt të fitojnë njohuri nga trajnimet se si të vendosin kontroll mbi financat personale, ndërsa 120 familje të marrin këshilla se si ta përmirësojnë gjendjen financiare në familje.

Trajnimet do të përfshijnë disa tema në mesin e të cilave buxheti familjar, objektivat financiare, shpenzimet urgjente, mënyra e kursimit, grabitësit e parave, huazim i mençur, llojet e kredive – kryegjëja, interesi, depozita, provizioni, shpenzimet transaksionare.

Projekti financiarisht mbështetet nga Fondacioni Shoqëri e Hapur Maqedoni

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *