Home / Lajme / Maqedoni / Asistenti i USHT-së Lazim Kamberi në Universitetin e Tiranës doktoroi në fushën e matematikës

Asistenti i USHT-së Lazim Kamberi në Universitetin e Tiranës doktoroi në fushën e matematikës

Dr. Lazim Kamberi, njihet në qarqet e matematikanëve me punimet të botuara nëpër revista ndërkombëtare dhe është pjesëmarrës në konferencat e ndryshme shkencore ndërkombëtare, ku veçohen trajtesat shkencore që përkojnë me studimin e disertacionit të doktoraturës “Tabelat e kontingjencës, zbatime”.

Më 26 maj 2012, në Universitetin e Tiranës, përkatësisht në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Departamenti i Matematikës, asistenti i matematikës në FSHMN të USHT-së, mr. sc. Lazim Kamberi e mbrojti me sukses disertacionin e doktoraturës, me temë: ”Tabelat e Kontingjencës. Zbatime.”
Disertacioni i doktoratës “Tabelat e kontingjencës. Zbatime”, është paraqitur nga mr. sc. Lazim Kamberi, asistent në Universitetin Shtetëror të Tetovës, për marrjen e gradës Doktor i shkencave në Universitetin e Tiranës, në shkollën doktorale “Metodat probabilitare e statistike dhe metodat e analizës numerike” në Departamentin e Matematikës. Disertacioni është realizuar nën drejtimin e Prof. Llukan Puka dhe paraqitet për mbrojtje më 26 maj 2012, me miratimin e Këshillit të Profesorëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, para jurisë së miratuar nga Këshilli; Prof. dr. Xhezair Teliti-kryetar i komisionit, Prof. dr. Fatmir Hoxha, anëtar oponent, Prof. dr. Shpëtim Shehu-anëtar oponent, Prof. dr. Shpëtim Leka-anëtar dhe Prof.dr. Thoma Mitre-anëtar.
Sipas oponentëve, profesor Fatmir Hoxha dhe profesor Shpëtim Shehu, objektivat kryesore të disertacionit lidhen me paraqitjen e rezultateve për tabelat e kontingjencës shumëdimensionale dhe me vlerën që metodat përkatëse kanë për përpunimin e informacionit statistikor, pra, për të dhënat për shumë ndryshore cilësore. Problemet e ndërvarësive në këtë rast ndërlikohen dhe studimi e interpretimi i të dhënave të organizuara në këtë mënyrë, bën që studimi i tabelave të kontingjencës me shumë hyrje të shndërrohet në një instrument të rëndësishëm për studimin e marrëdhënieve midis ndryshoreve, marrëdhënie të varësisë ose të tjera. Disertacioni paraqet një interes të madh për studiuesit dhe përdoruesit, sepse ofron mbështetjen e nevojshme teorike për thellimin dhe zbatimin e këtyre teknikave. Autori ka zgjedhur dhe seleksionuar njohuritë teorike themelore për trajtimin me metoda ekzakte të problemeve që lidhen me tabelat e kontingjencës. Nga ana tjetër, ai e ka kombinuar këtë kontribut për njohjen teorike, me analizën personale të të dhënave reale, të mbledhura nga kandidati, ose që janë në literaturë, duke treguar edhe shembuj të përdorimit e të vlerës së metodave të propozuara.
Dr. Lazim Kamberi, njihet në qarqet e matematikanëve me punimet të botuara nëpër revista ndërkombëtare dhe është pjesëmarrës në konferencat e ndryshme shkencore ndërkombëtare, ku veçohen trajtesat shkencore që përkojnë me studimin e disertacionit të doktoraturës “Tabelat e kontingjencës, zbatime”.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *