Home / Lajme / Maqedoni / Avokati i Popullit apelon për parandalim më të madh të torturës

Avokati i Popullit apelon për parandalim më të madh të torturës

26 qershor-“Vetëm përmes mbrojtjes së të drejtës së qytetarëve të cilët ishin viktima të torturës ose veprimit jonjerëzor, pa tregimin në kohë në rreziqe të mundshme, mangësi dhe zbrazëtirave legjislative, nuk do të realizohet qëllimi të cilin duhet ta arrijmë”, theksoi Avokati i Popullit në këtë mesazh.

Me rastin e Ditës ndërkombëtare për mbështetjen e viktimave nga tortura, Avokati i Popullit i Republikës së Maqedonisë apelon deri te të gjitha institucionet relevante që të marrin masa thelbësore të cilat do të kontribuojnë në luftën kundër torturës dhe të pranojnë rekomandime nga mekanizmi parandalues me çka do të zvogëlohen rreziqet dhe do të sigurohet zero tolerancë i çfarëdolloj akti të torturës ose veprimi ose dënimi tjetër johuman.

“Mbështetja e viktimave nga tortura paraqet një prej obligimeve themelore të çdo shoqërie e cila i respekton parimet demokratike dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Dita ndërkombëtare për mbështetje të viktimave nga tortura është edhe një mundësi që ta theksojmë angazhimin tonë për çrrënjosjen e torturës dhe formave tjera të veprimit johuman, si dhe ta theksojmë nevojën e rolit të përforcuar të parandalimit i cili do t’i zvogëlojë rastet e mundshme të torturës në të ardhmen”, thotë Avokati i Popullit në mesazhin me rastin e Ditës ndërkombëtare për mbështetje të viktimave nga tortura.

Sipas tij, parandalimi ka rol të rëndësishëm në luftën kundër torturës dhe formave të tjera të veprimit dhe dënimit brutal dhe jonjerëzor.

“Vetëm përmes mbrojtjes së të drejtës së qytetarëve të cilët ishin viktima të torturës ose veprimit jonjerëzor, pa tregimin në kohë në rreziqe të mundshme, mangësi dhe zbrazëtirave legjislative, nuk do të realizohet qëllimi të cilin duhet ta arrijmë”, theksoi Avokati i Popullit në këtë mesazh.

Ai shtoi se Republika e Maqedonisë me ratifikimin e Protokollit fakultativ ndaj Konventës kundër torturës dhe ashpërsisë tjetër, veprimit ose dënimit jonjerëzor ose degradues e ka marrë obligimin që t’i respektojë angazhimet e Kombeve të Bashkuara për luftë gjithmbarshme kundër torturës.

“Përmes formimit të mekanizmave parandaluese shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara u dakorduan se mbrojtja e viktimave nga tortura mund të përforcohet me mjete jashtëgjyqësore nga karakteri parandalues, në bazë të vizitave të rregullta në vendet e heqjes së lirisë”, thotë Avokati i Popullit Ixhet Memeti

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *