Home / Lajme / Maqedoni / Bashkimi i Kërcovës të respektohet

Bashkimi i Kërcovës të respektohet

18 qershor-Në lidhje me zgjedhjet lokale në Maqedoni, ai theksoi që për BDI-në, ka shumë rëndësi që procesi të jetë i drejtë dhe demokratik ndërsa rezultati është gjithmonë dytësor. Ndërsa, vendimi për bashkimin e Kërçovës me komunat për rreth do të respektohet dhe le të fitojë më i miri pa imponime nga lart. Shqiptarët janë të motivuar në veçanti pasi që, edhe pse kanë qenë komunitet shumicë, asnjëherë më parë nuk e kanë drejtuar komunën e Kërçovës, është shprehur ai

Kryesuesi i Misionit të OSBE-së në Maqedoni, ambasadori Ralf Breth, qëndroi sot për vizitë pune në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, ku u prit nga kreu i saj, Ali Ahmeti. Nga partia e Ahmetit njoftojnë se në fillim, Breth shprehu urimet më të sinqerta të OSBE-së me rastin e 10 vjetorit të themelimit të BDI-së si dhe tregoi interes për disa çështje politike në vend dhe në rajon. Ahmeti ndërkaq falënderoi misionin e OSBE për gatishmërinë për ta ndjek procesin në rastin Smillkovci në mënyrë që të garantohet proces i argumentuar dhe transparent. Sa i përket projekteve për të përafruar komunitetet në vend, Ahmeti theksoi që këto procese duhet të zhvillohen natyrshëm dhe pa imponime. I pyetur rreth zhvillimeve gjatë dhe pas samitit të NATO-s në Çikago, kreu i BDI-së ripërsëriti përkushtimin për anëtarësim sa më të shpejtë në aleancën veri-perëndimore. “Përpjekjet tona do të vazhdojnë, por edhe do intensifikohen pas formimit të Qeverisë në Greqi si dhe pas zhvillimit të zgjedhjeve në SHBA dhe ato lokale në Maqedoni. Anëtarësimi në NATO është interes madhor për të cilin ia vlen të paguash një kosto të lartë”, citohet të ketë thënë Ahmeti. Në lidhje me zgjedhjet lokale në Maqedoni, ai theksoi që për BDI-në, ka shumë rëndësi që procesi të jetë i drejtë dhe demokratik ndërsa rezultati është gjithmonë dytësor. Ndërsa, vendimi për bashkimin e Kërçovës me komunat për rreth do të respektohet dhe le të fitojë më i miri pa imponime nga lart. Shqiptarët janë të motivuar në veçanti pasi që, edhe pse kanë qenë komunitet shumicë, asnjëherë më parë nuk e kanë drejtuar komunën e Kërçovës, është shprehur ai. I pyetur rreth dekriminalizmit të shpifjes dhe rastin e A2, Ahmeti përshëndeti marrëveshjen midis gazetarëve dhe Qeverisë si dhe kërkoi që ligji të mos zbatohet në mënyrë selektive, por të vlej për të gjithë. Ai gjithashtu foli edhe rreth Ligjit për Lustrim dhe Rehabilitimin e ish të burgosurve politik, duke shprehur bindjen që një zgjidhje mund të gjendet në të ardhmen e afërt. Sa i përket zhvillimeve në Kosovë, Serbi dhe Shqipëri, Ahmeti theksoi që dy Marrëveshje duhet të respektohen në rajon, ajo e Ohrit dhe e Ahtisarit që është zgjidhja më e mirë për Kosovën, përfshirë edhe veriun e vendit. Ai gjithashtu përshëndeti edhe njëherë zgjedhjen e Presidentit Nishani në Shqipëri.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *