Home / Lajme / Maqedoni / BDI festoi 10-vjetorin e themelimit të partisë

BDI festoi 10-vjetorin e themelimit të partisë

6 qershor-Ne mund të ikim mirëpo këto gjurmë nuk do të shlyhen asnjëherë’, ka thënë mes tjerash Ahmeti duke falënderuar ushtarët e UÇK, dëshmorët dhe familjet e tyre. Sa i përket euro integrimeve Ahmeti tha se BDI është në pritje të qeveris stabile të Greqisë për të vijuar përpjekjet për zgjidhjen e kontestit të emrit.

Bashkimi Demokratik për Integrim ka shënuar 10 vjetorin e themelimit dhe ekzistimit të saj në skenën politike në Maqedoni. Evenimenti u organizua në Shkup ku para anëtarësisë lideri i BDI Ali Ahmeti numëroi të arriturat e realizuara gjatë kësaj dekade duke filluar nga ndryshimi i Kushtetutës, koncepti i shtet formësimit dhe karakterin politik të Maqedonisë. Gjurmë në këtë rrugëtim 10 vjeçar të BDI sipas Ahmetii paraqesin mes tjerash edhe flamuri, fjala shqipe në parlament, zyrtarizmi i USHT, amnistia për luftëtarët e UÇK-së, shtatoret në sheshin e Shkupit, liberalizimi i vizave, heqja e kufirit me Shqipërinë, njohja e pavarësisë së Kosovës etj.’Ne mund të ikim mirëpo këto gjurmë nuk do të shlyhen asnjëherë’, ka thënë mes tjerash Ahmeti duke falënderuar ushtarët e UÇK, dëshmorët dhe familjet e tyre. Sa i përket euro integrimeve Ahmeti tha se BDI është në pritje të qeveris stabile të Greqisë për të vijuar përpjekjet për zgjidhjen e kontestit të emrit. ‘A i kemi bërë të gjitha?.Sigurisht se Jo. A kemi bërë gabime, sigurisht se Po. Ai që punon edhe gabon ama drejtimi i rrugës sonë të përbashkët është i pandryshueshëm dhe mbështetja e popullit shqiptar në 10 vitet e fundit dëshmon se themelin e kemi të fuqishëm sepse gur themeli është vendos me nijet, me qëllim të pastër. Kjo rrugë do të ishte e pamundur pa ndihmën e pakursyer dhe partneritetin tonë me miqtë tanë ndërkombëtar me të cilët e ndajmë çdo sukses të BDI dhe të Maqedonisë’, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *