Home / Lajme / Maqedoni / Bejta: OSBE-ja kontribuuese e madhe e procesit të decentralizimit

Bejta: OSBE-ja kontribuuese e madhe e procesit të decentralizimit

20 qershor-Gjithashtu, në takim u bisedua edhe për organizimin e trajnimeve që i planifikon t’i organizoje OSBE-ja me administratorët dhe udhëheqësit e njësive të vetëqeverisjeve lokale, me qëllim të ndërtimit të kapaciteteve administrative dhe ofrimin e kushteve sa më të mira për qytetarët.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Nevzat Bejta, realizoi takim pune me ambasadorin e misionit të OSBE-së në Shkup, Ralf Breth.

Në këtë takim u bisedua për zhvillimin e decentralizimit ku nga bashkëbiseduesit u tha se ky proces është pjesë e rëndësishme e Marrëveshjes së Ohrit, shtetit në përgjithësi dhe OSBE-së. Ministri Bejta shprehu mirënjohje dhe falënderime për OSBE-në e cila i jep mbështetje të madhe decentralizimit dhe punon në përforcimin e saj.

Ai tha se nga fillimi i zbatimit të decentralizimit në Maqedoni, janë vërejtur të mirat që i sjell decentralizimi, por ky proces duhet të vazhdoje edhe në të ardhmen duke u decentralizuar edhe më shumë pushteti.

Sipas ministrit Bejta, nga takimet që i realizon nëpër komunat në vend, të gjithë kryetaret e komunat janë për decentralizim të pushtetit dhe e mbështetin decentralizimin.

Gjithashtu, në takim u bisedua edhe për organizimin e trajnimeve që i planifikon t’i organizoje OSBE-ja me administratorët dhe udhëheqësit e njësive të vetëqeverisjeve lokale, me qëllim të ndërtimit të kapaciteteve administrative dhe ofrimin e kushteve sa më të mira për qytetarët.

Nga ana e tij, ministri Bejta tha se e mbështet këtë nismë të OSBE-së, pasi që administratorët dhe udhëheqësit e institucioneve lokale në kanë nevojë për trajnime dhe për përvoja të cilat i kanë vendet e tjera. Përfaqësuesit e OSBE-së thanë se administratorëve të komunave do t’u bartet përvoja më e mirë të cilën e kanë shfrytëzuar vendet të cilat tashmë kanë arritur siç janë Kosova, Sllovenia, Irlanda dhe Danimarka

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *