Home / Sport / Bekam mbetet jashtë Londër 2012

Bekam mbetet jashtë Londër 2012

Devid Bekam nuk do të jetë pjesë e Kombëtares Olimpike Britanike të futbollit në Londër 2012, pasi është lënë përfundimisht jashtë kësaj përfaqësuese nga trajneri Stjuart Pirs.

Ish-kapiteni i Anglisë dukej si një zgjedhje e sigurt për pjesëmarrjen në aktivitetin që fillon pas një muaji, por Mikah Riçards, Kreig Bellami dhe Rajan Gigs janë tre emrat që janë përzgjedhur për të zënë tre vendet e lojtarëve mbi 23 vjeç që lejon rregullorja. Pirs ka telefonuar Bekam të mërkurën në darkë për t’i shpjeguar se kishte lojtarë mjaftueshëm për mesfushën dhe se kërkonte që të shtonte pak eksperiencë në mbrojtje.

“Të gjithë e dinë se sa rëndësi ka patur gjithmonë për mua të luaj për vendin tim. Ndaj do të kisha qenë i nderuar të luaja për këtë Kombëtare Britanike unike. Sigurisht që jam i zhgënjyer, por nuk do të ketë tifoz më të madh anglez sesa unë. Ashtu si çdo tifoz tjetër, shpresoj që ky ekip të fitojë medaljen e artë”, ishte deklarata që lëshoi Bekam pasi u bë publik vendimi për ta lënë jashtë aktivitetit ku ai ka qenë në Komitetin Organizator dhe ambasador zyrtar i Londër 2012.

Gigs dhe Bellami ishin dy emra të sigurt për t’u bërë pjesë e kësaj kombëtareje që përbëhet me futbollistë nga e gjithë Britania e Madhe, ndërsa grumbullimi i Riçards erdhi si një surprizë, pasi mbrojtësi u la jashtë Euro 2012 dhe refuzoi që të bëhej një prej lojtarëve rezervë nëse do të kishte dëmtime në radhë e skuadrës së Hodgson. Lojtarë nën 23 vjeç që e kanë të sigurt grumbullimin për momentin janë Aron Ramsei i Arsenalit dhe Garet Beil i Totenhemit.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *