Home / Lajme / Maqedoni / Benzina lirohet për gjysmë denari, ndërsa derivatet dizel për 1,5 denarë për litër

Benzina lirohet për gjysmë denari, ndërsa derivatet dizel për 1,5 denarë për litër

Benzinat prej sonte në mesnatë lirohen për gjysmë denari, ndërsa çmimi i dizel derivateve ulet për 1,5 denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator Energjetikë (KRE).

Benzinat prej sonte në mesnatë lirohen për gjysmë denari, ndërsa çmimi i dizel derivateve ulet për 1,5 denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator Energjetikë (KRE).

Me vendimin bëhet ulja e çmimeve rafinerike dhe me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,14, gjegjësisht 1,71 për qind.

Çmim i ri në pakicë i EUROSUPER BS-95 është 81,50 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet për 83,50 denarë për litër. EURODIZEL (D-E V) do të kushtojë 70,50 , ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) 59 denarë për litër. Me vendimin e KRE-së për 1,008 denarë për një kilogram ulen edhe çmimet me pakicë të mazutit M-1 NS, i cili tani do të shitet për 44,848 denarë për një kilogram.

Si shkak për uljen e çmimit të derivateve të naftës nga KRE i potencojnë 4,61 për qind çmimin më të ulët mesatar të naftës së papërpunuar në periudhën e kaluar 14-të ditore dhe për 1,86 për qind kursin më të lartë të dollarit në krahasim me denarin.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *