Home / Sport / Berisha: ‘Shkëndijën s’e ndroj për ekip vendor’

Berisha: ‘Shkëndijën s’e ndroj për ekip vendor’

“Të jem i sinqertë, si cdo futbollist edhe unë dua të provoj fatin jashta kufijve të Maqedonisë dhe menaxheri im është duke punuar në këtë drejtim. Pres shpejtë përgjigje nëse do të realizohet një gjë e tillë, pasi dua të mbyll paqartësitë rreth të ardhmes time. Nëse dështon transferimi jashtë vendit, unë u’a kam bë me dije drejtuesve të klubit se do të mbetem në Shkëndijë edhe në të ardhmen. Shkëndijën dhe Tetovën nuk e ndroj për asgjë tjetër këtu në Maqedoni”, deklaroi mbrojtësi shtatëlartë, Sedat Berisha.

Mbrojtësi shkupjan i Shkëndijës, Sedat Berisha me përfundimin e stinorit futbollistik është futbollist i lirë, pasi në fund të sezonit i skadoi kontrata e tij me ekipin ‘kuqezi’. Gjithsesi ‘Pique’ i Shkëndijës u paraqit që në grumbullimin e parë të trajnerit Osmani, ndërsa vazhdon të jetë me tetovarët gjatë kësaj faze përgatitore. Edhe pse u fol shumë për një largim të mundshëm, vetë Berisha sqaron se sic do futbollist edhe ai ka prioritet të transferohet jashta Maqedonisë, ndërsa nëse nuk realizon një gjë të tillë, as që vjen parasysh largimi nga Shkëndija. “Të jem i sinqertë, si cdo futbollist edhe unë dua të provoj fatin jashta kufijve të Maqedonisë dhe menaxheri im është duke punuar në këtë drejtim. Pres shpejtë përgjigje nëse do të realizohet një gjë e tillë, pasi dua të mbyll paqartësitë rreth të ardhmes time. Nëse dështon transferimi jashtë vendit, unë u’a kam bë me dije drejtuesve të klubit se do të mbetem në Shkëndijë edhe në të ardhmen. Shkëndijën dhe Tetovën nuk e ndroj për asgjë tjetër këtu në Maqedoni”, deklaroi mbrojtësi shtatëlartë, Sedat Berisha. Shkupjani në vazhdim foli për rrjedhën e fazës së parë përgatitore me ekipin tetovar, ndërsa bën thirje që të pastrohen disa paqartësi në skuadër dhe ekipi të orientohet në përgatitje sa më cilësore. “Jemi duke punuar me intenzitet maksimal dhe të them të drejtën trajneri Osmani po aplikon një tempo të jashtëzakonshme. Tani është pak vështirë, mirëpo kjo fazë është shumë e rëndësishme për gjithë sezonin, pasi pikërisht tani mbushen akumulatorët për gjithë stinorin. Atmosfera është e mirë, por nuk është fshehtësi se egzistojnë disa paqartësi në ekip dhe për këtë kryesia duhet të reagojë sa më shpejtë dhe të zgjidhë gjithë këtë situatë. Nuk ka kohë për të humbur dhe Shkëndija duhe të orientohet vetëm në përgatitje sa më cilësore, pasi që na pret paraqitja në Liga Evropa, ku me shumë gjasa për kundërshtar do të marim ekip që duhet ta eliminojmë. Por kjo arrihet vetëm nëse përgatitemi mirë dhe nëse në kohë u japim fund paqartësive që egzistojnë”, përfundoi numri 23 i Shkëndijës, Sedat Berisha.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *