Home / Lajme / Rajon / Berisha:Rama kërkon të bëjë pazar për Presidentin, ne do t’i qëndrojë paktit me LSI-në

Berisha:Rama kërkon të bëjë pazar për Presidentin, ne do t’i qëndrojë paktit me LSI-në

2 qershor-
Kryeministri ka akuzuar sërish kreun e opozitës Edi Rama se është i interesuar për pazare politike në zgjedhjen e Presidentit, ndërsa ka shtuar se ultimatumi i tij me 4 kushtet është pjesë e praktikave të dështuara dhe se forca politike që ai drejton nuk impresionohet asnjëherë nga ultimatumi.

Në një takim me strukturat e degës së PD-së në Vlorë, Kryeminsitri Sali Berisha ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij lidhur me zgjedhjen e presidentit të Republikës, ndërsa ka akuzuar kreun e opozitës se kërkon të bëjë pazare për zgjedhjen e kreut të shtetit.

Duke konsideruar moment të rëndësishëm procesin e zgjedhjes së kreut të Shtetit Berisha është shprehur se “si një forcë politike që konsideron ligjin dhe shtetin ligjor themel të lirive dhe të drejtave të qytetarëve, ne vendosëm që në fillim dhe u përcaktuam për një proces tërësisht kushtetues”.
Ai e ka konsideruar kandidatin konsensuale të mazhorancës si një figurë me integritet, qëka marrë mbështetje të gjerë nga gjithë opinioni publik shqiptar dhe spketri politik.

“Fryma dhe gërma e kushtetutës kërkojnë që personaliteti, burri apo gruaja që përzgjidhet apo emërohet në këtë detyrë duhet të ketë virtyte, duhet që të ketë aftësinë, duhet të ketë integritet, duhet që në provat e tij ta ketë faktuar veten një shërbëtor i vërtet i kombit dhe vendit të tij. Po në përputhje me kushtetutën, e cila parashikon që në tre raundet e para, duhet që kandidati apo kandidatja të marrë tre të pestat, ne bëmë përkujdesjen më të madhe për të përzgjedhur një kandidat, i cili nuk mund te refuzohej për anësinë e tij partiake, një njeri i cili, një jurist, një diplomat që nuk ka qenë qoftë edhe nje ditë të vetme në forcën kryesore politike të mazhorancës, por ka qenë një shërbëtor i vërtetë i kombit të tij, i vendit të tij, një përfaqësues i shkëlqyer i diplomacisë shqiptare në kohën që ishte në mision diplomatik, një përfaqësues i shkëlqyer i drejtësisë shqiptare për kohën që është ngarkuar, por edhe një nga pedagogët më të shquar të universiteteve tona nga vitet ‘80 deri në ditët e sotme, i cili ka shkolluar dhe dhjetëra e qindra studentë që sot punojnë në të katër anët e vendit me respektin më të thellë për profesorin e tyre”- theksoi kryeministri.

Berisha garantoi se procesi i përzgjedhjes së kandidaturës presidenti është nga më të qytetëruarat dhe duke nxjerrë mësime nga praktikat e shkuara.
“Unë ju them ju që në vitin 2007 përzgjedhja e presidentit të republikës ka qenë absolutisht e padenjë, sepse aty uleshin përfaqësuesit kryesorë të forcave politike dhe gradonin dhe zhgradonin emra dhe personalitete sikur të ishin jo politikanë që duhet të dëshmonin respektin më të madh ndaj tjetrit, por sikur të ishin Zeus që bënin natën dhe ditën, bënin fortunën dhe diellin, pra të gjitha, çka nuk mund të përsëritej më”- vijoi më tej kreu i ekzekutivit, i cili shtoi se PD këtë herë ka një marrevehsje me LSI për procesin e përzgjedhjes së presidentit dhe bazuar në këtë marrëveshje u bënë edhe takimet me aleatët.
“Këtë vit PD ka një marrëveshje me Lëvizjen Socialiste për Integrim, marrëveshje e cila përcakton në një nen të saj se Presidenti i ardhshëm i republikës do të zgjidhet me konsensusin e PD dhe LSI-së. Kjo është marrëveshja, kjo do të zbatohet dhe në asnjë rrethanë ne nuk imagjinojmë që të grisim një marrëveshje kaq të rëndësishme për vendin. Bazuar në këtë marrëveshje ne bëmë takimin e parë me aleatët tanë dhe nuk diskutuam për asnjë emër, diskutuam për fushat. Menduam se tre janë fushat më të përshtatshme në të cilat duhet të përqendroheshim: politika, diplomacia, drejtësia”-nënvizoi më tej Berisha.

Kryeministri ka akuzuar sërish kreun e opozitës Edi Rama se është i interesuar për pazare politike në zgjedhjen e Presidentit, ndërsa ka shtuar se ultimatumi i tij me 4 kushtet është pjesë e praktikave të dështuara dhe se forca politike që ai drejton nuk impresionohet asnjëherë nga ultimatumi.
“Zoti Rama i cili është i interesuar me sa duket për pazar dhe jo për kryetar shteti, është i interesuar për përfshirjen e një pazari të vërtetë në zgjedhjen e kryetarit të shtetit dërgoi një editorial ku betohej se do të rrëzonte qeverinë dhe katër kushte ultimatum, pa të cilat ai nuk mund të fliste për presidentin e Republikës. Natyrisht, praktika e ultimatumeve është një praktikë e dështuar, ne nuk i bëjmë kujt, kurrë ultimatum. Ne jemi forcë demokratike dhe si e tillë nuk e njohim kulturën e ultimatumeve ndaj tjetrit. Natyrisht nuk pranojmë asnjëherë dhe nuk impresionohemi nga asnjë lloj ultimatumi”
Këtij qëndrimi, vijoi më tej Berisha “ne i dhamë këtë përgjigje që po ju jap ju sot dhe vazhduam në përputhje me marrëveshjen me LSI-në. Takimin e dytë në të cilin ne shqyrtuam dhe unë dua tu them këtu ju dhe qytetarëve të Vorës së Shqipërisë se kam qenë unë Sali Berisha që jam shprehur se kandidati nuk do të jetë një eksponent politik i PD-se sepse PS këtë nuk mund ta mirëkuptojë dhe qëllimi ynë është një kandidat i cili do të votohet edhe nga opozita. Ky ishte edhe përcaktimi i Kushtetutës. Kushtetuta përcakton në raundin e parë, të dytë dhe të tretë, tre të pestat. Mazhoranca jonë nuk i ka tre të pestat, ndaj dhe ne përzgjodhëm si aleat, një kandidat që sintetizonte në një, diplomacinë, botën universitare dhe drejtësinë”- theksoi ai, ndërsa shtoi se Rama ka një problem shumë të madh: i pari është se nuk fiton dhe i dyri kur fiton nuk di se ka fituar. A mund të edukohet ai që të njohë se kush fiton? Në politikë nuk ka kurrë “të tërë ose asgjë”, Por nuk është kështu, për të gjithë ka diçka në këtë botë.Demokracia nuk është sistemi i përjashtimit dhe pse e bën këtë sepse kërkon koka. Njëherë më kërkon kokën e Arben Ristanit. Po pse për të bërë pazare kokash jemi apo po diskutojmë për presidentin? Herën tjetër kërkon kokën e Artan Lazes”.
Shefi i qeverisë nënvizoi se Rama pas takimit me Zaganjorin nuk mundi të thoshte në komunikatën e tij asnjë fjalë të vetme kundër kandidatit konsensual të mazhorancës.
“Sot takoi kandidatin dhe pavarësisht se nuk ishte në gjendje në komunikatën e tij të lëshonte qoftë edhe një fjalë të vetme kundër tij, u shpreh se nuk votojmë se Sali Berisha na ka poshtëruar. Po cfarë poshtërimi ju ka bërë Sali Berisha? Unë pardje deklarova se si kryeministër unë jam i detyruar të pres çdo qytetar dhe aq më tepër kryetarin e opozitës që e pres absolutisht në çdo kohë që të dojë. Por në qoftë se është fjala për të arsyetuar për të patur një proces të suksesshëm urdhëro zotëri dhe më thuaj cila janë vërejtjet që ke për kandidatin, urdhëro zotëri paraqit kandidatin tënd, por po ta hedhësh poshtë apriori kjo është të nisesh nga klisheja e armikut”- theksoi Berisha.
Ai u shpreh i bindur se vendi do të bëhet shpejt me presidentin e Republikës, që proceset integruese të ecin përpara dhe të përfundojnë reformat.

Gjithashtu lexo

Daçiq: Demarkacioni Kosovë–Serbi, zgjidhje e përhershme

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se ideja e tij për demarkacionin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *