Home / Lajme / Maqedoni / Bild: Nuk do të ketë luftëra në Ballkan

Bild: Nuk do të ketë luftëra në Ballkan

15 qershor-“Ballkani tashmë ka agjendën evropiane si reformat ekonomike, përparimin social dhe sundimin e së drejtës, por akoma duhet të zgjidhen problemet e pazgjidhura lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin”, theksoi Bild.

Shefi i diplomacisë suedeze, Karl Bild ka vlerësuar se në Ballkan nuk do të ketë luftëra dhe ndryshime të kufijve.

Ai në një intervistë për portalin “EUinside” ka theksuar se në Ballkan nuk do të ketë ndryshime të kufijve, konflikte dhe luftëra, dhe se ky rajon sipas tij ka ardhmërinë evropiane.

“Ballkani tashmë ka agjendën evropiane si reformat ekonomike, përparimin social dhe sundimin e së drejtës, por akoma duhet të zgjidhen problemet e pazgjidhura lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin”, theksoi Bild.

I pyetur lidhur me krizën që ka përfshirë Greqinë, Bild ka nënvizuar se nuk beson se ky vend do të braktisë eurozonën. “Vendimin për këtë megjithatë do ta sjellin grekët”, ka shtuar shefi i diplomacisë suedeze, duke vlerësuar se edhe shumica e grekëve kanë mendimin se nuk duhet braktisur eurozona.

Ai ka theksuar se gjatë 10 viteve të ardhshme, eurozona do të jetë edhe më e fuqishme dhe me shumë anëtare të reja, duke konkurruar në tregjet globale.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *