Home / Sport / Boston bën mrekullinë në Majemi

Boston bën mrekullinë në Majemi

Vetëm një javë më parë, Boston cilësohej një skuadër e vjetër dhe drejt shpërbërjes. Kanë mjaftuar 3 ndeshje të fituara radhazi përballë Majemit që ky ekip të jetë tani favorit për të fituar titullin në Konferencën e Lindjes dhe të synojë finalen e madhe në NBA.

Boston arriti të fitonte 94-90 në fushën e Majemit në sfidën e 5-të mes dy skuadrave, duke kryesuar serinë në 3-2 dhe duke patur mundësinë që pas dy ditësh të mbyllë gjithçka në fushën e vet. Kevin Garnet përfundoi takimin me 26 pikë e 11 topa në tabelë, ndërsa shumë vendimtar ishte Pol Pirs me 19 pikët e tij, sidomos me gjuajtjen për 3 pikë në minutën e fundi që i dha skuadrës mundësinë të shkëputej dhe të fitonte sfidën.
LeBron Xhejms shënoi 30 pikë e 13 topa në tabelë për Majemin, por përsëri nuk ishte në gjendje të ndihmonte skuadrën e tij të merrte një fitore. Duejn Uejd shtoi 27 pikë ndërsa Kris Bosh u kthye nga dëmtimi duke luajtur vetëm 14 minuta, gjatë të cilave shënoi 9 pikë e 7 topa në tabelë.
Ndeshja e 6-të në Boston është të enjten në darkë dhe pritet një spektakël nga të dy skuadrat, ashtu siç do të jetë ndeshja e 6-të sonte ku Oklahoma pret San Antonion me shansin për të mbyllur serinë që kryeson 3-2 për t’i rrëmbyer teksanëve titullin në Konferencën e Perëndimit.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *