Home / Lajme / Botë / Bukuroshja e fjetur, bie në gjumë e zgjohet pas dy muajsh

Bukuroshja e fjetur, bie në gjumë e zgjohet pas dy muajsh

Telford, 19 qershor 2012 – 15-vjeçarja e cila shpreson t’i kthehet shkollë part-time, zbulon se nuk ndihet mirë nga kjo gjendje e saj. “Kam humbur 9 provime dhe festën e ditëlindjes sime në muajin nëntor. Është më e lehtë kur njerëzit e dinë se çfarë është. Është më e lehtë t’ua shpjegoj, sepse më parë nuk më besonin dhe kjo ishte gjëja më e vështirë”,-tha ajo.

Bukuroshja e fjetur mund të mos jetë më një përrallë, pasi një vajzë 15-vjeçare nga Telfordi i Anglisë Perëndimore ka rënë në gjumë në muajin prill e është zgjuar dy muaj më vonë. “Gjumashja” Stacey Comeford, vuan nga një çrregullim i rrallë neurologjik, i cili bën që ajo të bjerë në gjumë për muaj me radhë.

Në këtë të fundit ajo humbi 9 provime që duhet të jepte në shkollë. Stacey nga Telford, Shropshire është vetëm një nga 1 mijë persona që vuajnë nga sindroma Kleine Levin, apo sindroma e Bukuroshes së fjetur.

15-vjeçarja e cila shpreson t’i kthehet shkollë part-time, zbulon se nuk ndihet mirë nga kjo gjendje e saj. “Kam humbur 9 provime dhe festën e ditëlindjes sime në muajin nëntor. Është më e lehtë kur njerëzit e dinë se çfarë është. Është më e lehtë t’ua shpjegoj, sepse më parë nuk më besonin dhe kjo ishte gjëja më e vështirë”,-tha ajo.

Nëna e saj, Bernie 53-vjeç thotë se gjendja e saj nuk ka asnjë shenjë paralajmëruese. “Njëherë e gjeta tek flinte në dyshemenë e kuzhinës. Kur zgjohet, i duket sikur ka fjetur si gjithë njerëzit normalë e kujton se është dita ‘e nesërme'”,-u shpreh ajo

Gjithashtu lexo

Trump kërkon ndaljen e ndihmës financiare për Serbinë, ‘shpëton’ Kosova

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po bënë përpjekje që të reduktojë në mënyrë drastike …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *