Home / Sport / Cana konsiderohet titullar te Lacio

Cana konsiderohet titullar te Lacio

Me shumë mundësi, mesfushori do të jetë njëri nga shtyllat kurrizore të skuadrës bardheblu. Portieri Marcheti do të konfirmohet në portë, Klose qendërsulmues, Dias në mbrojtjes, Ledezma mesfushor organizator, Hernanes në regji dhe Luliç “sprinter” në krah. Dhe, të gjithë këta, do të lidhen nga burimi i vetëm i shpërndarjes, pikërisht “luftëtari” kosovar.

Luftëtari është gati për betejën e radhës, më e rëndësishmja në karrierën e tij. Shqiptari e di shumë mirë se viti i dytë te Lazio do të jetë më i rëndësishëm se kurrë dhe do të vendosë nëse ai është gati për të hedhur hapin cilësor, apo do të vazhdojë të lëvizë nga një kampionat në tjetrin. Dhe, largimi i Rejës, në një farë mënyre, ka qenë një dhuratë nga qielli për kapitenin e Shqipërisë i cili, me ardhjen e trajnerit boshnjak, Vladimir Petkoviq, do të ketë më shumë mundësi që të jetë në qendër të vëmendjes. Pra, në vitin e dytë, Cana duhet të tregojë cilësitë e tij të vërteta dhe mund ta bëjë për vete teknikun e ri, i cili gjithashtu është një adhurues i futbollit pa shumë skema, por me lojtar që vrapojnë dhe ushtrojnë presion për çdo top. Dhe Cana është njëri nga këta. Me shumë mundësi, mesfushori do të jetë njëri nga shtyllat kurrizore të skuadrës bardheblu. Portieri Marcheti do të konfirmohet në portë, Klose qendërsulmues, Dias në mbrojtjes, Ledezma mesfushor organizator, Hernanes në regji dhe Luliç “sprinter” në krah. Dhe, të gjithë këta, do të lidhen nga burimi i vetëm i shpërndarjes, pikërisht “luftëtari” kosovar. Është e përditshmja romane “Corriere dello Sport” ajo që ka zbuluar se në planet e Petkoviqit, Lorik Cana është në krye të listës së titullarëve. Sezonin e shkuar, Cana hasi disa probleme ambientimi, por edhe dëmtimi, duke e marrë veten vetëm në fund të sezonit.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *