Home / Sport / Çekia mund Greqinë dhe kthehet në garë

Çekia mund Greqinë dhe kthehet në garë

Republika Çeke ka fituar 2-1 përballë Greqisë duke lënë pas krahëve disfatën në sfidën e parë me Rusinë dhe për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikimin në çerekfinalet e Euro 2012.

Thuajse gjithçka është vendosur në fillimin e ndeshjes ku që në minutën e 3-të, ka qenë Jiraçek që ka kaluar në avantazh skuadrën e tij pas një depërtimi në qendër, duke gjetur të pavendosur mbrojtjen greke.
Vetëm 3 minuta më vonë, Pilar dyfishon avantazhin pas një aksioni në krahun e djathtë të Gebra Selasi që gjen të lirë në zonë shokun e skuadrës. Greqia duket e dorëzuar pa kushte dhe nuk arrin të reagojë përballë këtyre dy goditjeve të njëpasnjëshme.
Për më tepër, ajo pëson një tjetër goditje të rëndë kur portieri titullar Kalkias lë fushën e lojës pas 23 minutash për shkak të një dëmtimi, duke krijuar më shumë panik në radhët e ekipit që kishte barazuar ndeshjen e parë 1-1 me organizatorët e Polonisë.
Trajneri Santos nuk ka çfarë të humbasë më dhe në fillimin e pjesës së dytë aktivizon Gekas, i cili ka fatin që në minutën e 53-të të gjendet në vendin e duhur për të devijuar topin që i shpëton nga duart portierit të Çekisë, Petr Çeh.
2-1 dhe ndeshja duket e hapur, por Greqia tregon se e ka thuajse të pamundur të ndërtojë aksione sulmuese përveç harkimeve nga distanca, të cilat kontrollohen lehtësisht nga mbrojtja çeke që reziston pa probleme deri në fundin e 90 minutave.
Me këtë fitore, Çekia mbetet në garë për kualifikimin në çerekfinale, por do t’i duhet një rezultat pozitiv kundër Polonisë në sfidën e fundit në grup.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *