Home / Sport / Çisora-Hej, konfirmohet zhvillimi i ndeshjes

Çisora-Hej, konfirmohet zhvillimi i ndeshjes

Kërcënimi i Unionit Evropian të Boksit për përjashtimin e Federatës së Boksit të Luksemburgut nëse zhvillohet ndeshja Derek Çisora-Devid Hej, ka rënë në vësh të shurdhër. Federata e Boksit e Luksemburgut (LBF) ka votuar mbrëmë pro zhvillimit të kësaj ndeshje, duke insistuar që ajo të zhvillohet në Angli.

Në mbledhjen e veçantë të zhvilluar dje, u hodh në votim nëse ishte e drejtë të vazhdohej mbështetja e kësaj ndeshje apo jo dhe 8 nga 12 anëtarët e bordit të LBF ishin pro zhvillimit të sfidës së 14 korrikut në stadiumin e futbollit të Aston Vilës.

“LBF mbështet zhvillimin e spektaklit në bashkëpunim me WBO dhe WBA, për titujt e të cilëve do të zhvillohet kjo ndeshje, ndërsa promocioni i një ndeshje të tillë do të vazhdojë”, shkruhet në deklaratën e Federatës së Luksemburgut.

Ndërkohë, organizatorët e kësaj sfide kanë bërë të qartë se kanë marrë menjëherë ftesa nga 5 Federata të tjera evropiane që janë të gatshme t’u japin licenca për zhvillimin e këtij takimi që është kthyer në ndeshjen e vitit dhe ka lënë në hije thuajse çdo takim tjetër për peshat e rënda të planifikuar për këtë vit.

Derek Çisora dhe Devid Hej u bënë protagonistë të faqeve të para të gazetave pasi u përleshën në një konferencë për shtyp që zhvillohej pas takimit që Çisora kishte humbur me Vitali Kliçko.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *