Home / Lajme / Maqedoni / Çmimet e derivateve të naftës ulen për 3,50 denarë

Çmimet e derivateve të naftës ulen për 3,50 denarë

18 qershor-Çmimi i benzinës lirohet për 3,50 denarë për litër, me ç`rast Eurosuper BS-95 do të shitet për 78 denarë për litër, Eurosuper BS 98 për 80 denarë për litër.

Me vendim të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRE), në Maqedoni prej sonte në mesnatë do të ketë ulje të ndjeshme të çmimeve të derivateve të naftës.

Çmimi i benzinës lirohet për 3,50 denarë për litër, me ç`rast Eurosuper BS-95 do të shitet për 78 denarë për litër, Eurosuper BS 98 për 80 denarë për litër.

Nafta lirohet për 3 denarë për litër, me ç`rast Eurodizel do të jetë 67, 50 denarë për litër. KRE paralajmëron se rikalkulimi i ardhshëm i çmimeve të derivateve të naftës do të bëhet gjatë dy javëve të ardhshme, duke pasur parasysh trendin e uljes së çmimit të naftës së papërpunuar në tregjet botërore.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *