Home / Sport / CR7: Dua të mbyll karrierën te Reali!

CR7: Dua të mbyll karrierën te Reali!

Sulmuesi i Real Madrid, Kristiano Ronaldo, ka zbuluar se ëndërron të mbyllë karrierën e tij me skuadrën madrilene. Futbollisti 27 vjeçar theu rekordin e transferimeve kur firmosi për Realin në vitin 2009, duke kaluar për 94 milionë euro nga Mançester Junajtid, ku kishte luajtur për 6 sezone.

Por ai ka provuar se këto para ia kanë vlejtur pasi me 60 golat e tij në sezonin e fundit ka ndihmuar Real Madrid të fitoj titullin kampion që mungonte prej vitit 2008.
“Po të ishte në dorën time, do të qëndroja te Real Madrid deri në fundin e karrierës time. Por nuk varet krejtësisht nga unë”, tha ai për gazetën spanjolle “Marca”, duke lënë të kuptohet se tashmë pret një ftesë nga klubi për rinovimin e kontratës.
Ai është i lumtur që të paktën në drejtimin e kësaj skuadre edhe për të paktën katër sezone të tjera do të jetë trajneri portugez Zhoze Murinjo, i cili rinovoi pak kohë më parë deri në vitin 2016.
“Është perfekte, jam shumë i lumtur, Një klub si Real Madrid duhet të ketë një trajner të madh si Murinjo, atij i duhet të jetë me këtë skuadër. Kuptohet qartësisht që Real Madrid nuk do të fitonte aq shumë tituj sa me Murinjon në pankinë”.
Në fund, ai ka dhënë një koment edhe për garën për “Topin e Artë”, ku portugezi mendon se është në një pozicion të favorshëm për të fituar në krahasim me argjentinasin Lionel Mesi.
“Nuk dua ta mendoj shumë, por nuk mund ta fsheh faktin se jam i entuziazmuar pasi kam një shans për ta fituar. Është ëndrra e çdo lojtari një trofe i tillë. “Topi i Artë” është maja e karrierës së një futbollisti dhe dua të jem i sinqertë, e di që jam në një pozicion të mirë për ta fituar, por ashtu janë edhe shumë lojtarë të tjerë të Real Madrid”, përfundoi futbollisti portugez.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *