Home / Sport / Cuculi kthehet dhe do të luaj kundër Portadaunit

Cuculi kthehet dhe do të luaj kundër Portadaunit

Mbrojtësi i majtë ishte në prova te skuadra kroate e Rijekës, mirëpo pasi firmosja e kontratës u prolongua, ai vendos të kthehet te tetovarët duke u vënë në shërbim të ekipit për sfidat evropiane.

Shkëndija në takimin e të martës do të jetë më e fortë, pasi skuadrës ‘kuqezi’ tani më i është bashkangjitur në seancat stërvitore kërcovari Ardian Cuculi. Mbrojtësi i majtë ishte në prova te skuadra kroate e Rijekës, mirëpo pasi firmosja e kontratës u prolongua, ai vendos të kthehet te tetovarët duke u vënë në shërbim të ekipit për sfidat evropiane. Kthimi i Cuculit është lajm i mirë për trajnerin Osmani, i cili përballej me shumë vështirësi në repartin e mbrojtjes, posacërisht në krahun e majtë ku luan kërcovari.

Të hënën press në Kumanovë

Drejtuesit e Shkëndijës njoftojnë se të hënën do të organizojnë takim me gazetarë, para përballjes me Portadaunin. Press konferenca e tetovarëve do të zhvillohet në orën 13:00 në zyrat e stadiumit të Bashkimit në Kumanovë, ndërsa me shumë gjasa në të njëjtën do të paraqiten trajneri Osmani dhe kapiteni Mustafi. Për momentin nuk ka konfirmim nga ana e skuadrës mysafire nëse do të kenë takim me gazetarë. Ekspedita e Portadaunit në Maqedoni arrin të dielën, ndërsa të hënën në orën 17:30 do të kenë seancë stërvitore në stadiumin ku do të luhet ndeshja. Pritet që edhe Shkëndija të zhvillojë një seancë stërvitore në Kumanovë të hënën, mirëpo do të vendoset plotëisht nëse e njëjta do të mbahet para apo pas stërvitjes së skuadrës mysafire.

Gjithashtu lexo

Minutat e para të Neymarit ndaj Toulouse: Përlotet, driblon bukur, godet shtyllën dhe në fund shënon gol (Foto/Video)

Fillimi i ndeshjes së Neymarit me Paris Saint Germainin ndaj Toulouse ka nisur me emocione …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *