Home / Lajme / Maqedoni / Daja kritikon kokëfortësinë e Jankullovskës

Daja kritikon kokëfortësinë e Jankullovskës

18 qershor-“Njëkohësisht në këtë mënyrë të veprojnë edhe qytetarët gjatë komunikim, dokumentacionit dhe lëvizjes së lirë”, thuhet në fund të reagimit.

Vendimi i fundit i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë për administratë një-gjuhësore, duke anashkaluar gjuhën shqipe, është në kundërshtim me Marrëveshjen e Ohrit, Kushtetutës së vitit 2002, institucioneve qeveritare, shtetit. Kështu thuhet në reagimin e së hënës të Shoqatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (SHVL-UÇK). Nga SHVL-UÇK e Fazli Veliut thonë se komentimet plotësuese të ministres janë kokëforta, të cilat paralajmërojnë kthimin e një-etnitetit dhe asgjësimin e multietnitetit në vend. “Kjo kokëfortësi bart përgjegjësi të mëdha, të cilat ajo as vetë, as me të tjerët nuk mund t’i përballojë dot, mbasi pasojat mund të jenë të rënda dhe të rrezikshme për institucionarët dhe qytetarët e vendit. Nëse nuk korrigjohet ky gabim fatal, Kryesia dhe Këshilli i Përgjithshëm, së shpejti do të dalë me qëndrim e prerë, përfundimtar”, thuhet në reagimin e SHVL-UÇK-së. Ata u bëjnë thirrje të gjithë të punësuarve shqiptar në të gjitha institucionet që ta respektojnë ligjin, pra të përdorin gjuhën shqipe kudo që është e lejueshme. “Njëkohësisht në këtë mënyrë të veprojnë edhe qytetarët gjatë komunikim, dokumentacionit dhe lëvizjes së lirë”, thuhet në fund të reagimit.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *