Home / Sport / Danimarka i bën surprizë Holandës

Danimarka i bën surprizë Holandës

Holanda ka pësuar një humbje surprizë në ndeshjen e saj të parë në Euro 2012, duke u mundur 1-0 nga Danimarka. Ky rezultat ka ngatërruar edhe më shumë situatën në Grupin B, i cilësuar jo më kot si “grupi i vdekjes”, pasi tani holandezët rrezikojnë që t’i japin lamtumirën turneut, edhe pse shiheshin mes favoritëve për ta fituar atë.

Holanda, me vetëm Van Persin në sulm dhe duke lënë në stol emra si Huntelar, Van Der Vart apo Kajt, krijon më shumë raste që në fillim të ndeshjes, por nuk arrin t’i konkretizojë. Atëherë kur nuk pritet, në minutën e 24-t, është Krohn Dehli që gjen rrugën e rrjetës pas një kundërzbritje në krahun e majtë të sulmit danez.
Holanda hidhet e tëra në sulm por Van Persi duket shumë larg formës së saj të zakonshme, ndërsa Roben ka mundësinë më të mirë për të barazuar në minutën e 36-të, por gjuajtja e tij ndalet nga shtylla.
Edhe pjesa e dytë ka një seri rastesh të humbura për skuadrën e Holandës ku me radhë Van Persi, Roben, Afellai dhe Huntelar gjuajnë gabimisht para portës së mbrojtur nga Anderson. Si rrjedhojë, Danimarka merr tre pikë shumë të vlefshme dhe tashmë e sheh veten mes skuadrave pretendente për të kaluar më tej.
Ndërsa Holanda luan sfidën për jetë a vdekje me Gjermaninë pas katër ditësh, ku një humbje do të thotë lamtumirë ëndrrës për të vazhduar më tej në këtë aktivitet.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *