Home / Lajme / Maqedoni / DASH me ritika mbi trafikimin njerëzor

DASH me ritika mbi trafikimin njerëzor

20 qershor-Në pjesën për Shqipërinë, raporti thotë se ajo është kryesisht një vend burimi ku burra, gra dhe fëmijë i nënshtrohen trafikimit për seks dhe punë të detyruar, duke përfshirë detyrimin e fëmijëve për të lypur. Në pjesën kushtuar Kosovës, raporti shprehet se vendi është burim, destinacion, dhe ndoshta vend tranzit për gratë dhe fëmijët që janë viktima të trafikimit për seks, dhe për fëmijët që i nënshtrohen lypjes së detyruar.

Uashingtoni apelon që Qeveria e Maqedonisë të veprojë në mënyrë më proaktive dhe të forcojë përpjekjet për identifikimin e viktimave, dhe të sigurojë se ato nuk duhet të deportohen apo dënohen, etj.

Maqedonia është radhitur në shkallën e parë të klasifikimit mbi trafikimin njerëzor, derisa Shqipëria dhe Kosova janë radhitur në shkallën e dytë, në Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit mbi Trafikimin e Personave për vitin 2012.

Në pjesën kushtuar Maqedonisë, raporti shprehet se vendi është burim, destinacion dhe ndoshta vend tranzit për gratë dhe fëmijët që janë viktima të trafikimit për seks, dhe për fëmijët që i nënshtrohen lypjes së detyruar.

Raporti thotë se viktima nga vendet e tjera janë të detyruara për prostitucion dhe punë, dhe kryesisht ato vijnë nga Shqipëria, Bullgaria, Serbia, Ukraina dhe Kosova.

Departamenti amerikan megjithatë kritikon Qeverinë e Maqedonisë se nuk ka arritur që të sigurojë resurse financiare për viktimat që gjenden në strehimoret dhe se nuk bën shumë për reintegrimin e tyre.

Uashington apelon që Qeveria në Shkup të veprojë në mënyrë më proaktive dhe të forcojë përpjekjet për identifikimin e viktimave, dhe të sigurojë se ato nuk duhet të deportohen apo dënohen si rezultat i asaj se kanë qenë viktima të tregtisë.

Raporti shprehë vërejtje për Shqipërinë dhe Kosovën duke i radhitur në grupin e dytë të vendeve, ku ka vlerësime më negative sa i përket trafikimit me qenie njerëzore.

Në pjesën për Shqipërinë, raporti thotë se ajo është kryesisht një vend burimi ku burra, gra dhe fëmijë i nënshtrohen trafikimit për seks dhe punë të detyruar, duke përfshirë detyrimin e fëmijëve për të lypur. Në pjesën kushtuar Kosovës, raporti shprehet se vendi është burim, destinacion, dhe ndoshta vend tranzit për gratë dhe fëmijët që janë viktima të trafikimit për seks, dhe për fëmijët që i nënshtrohen lypjes së detyruar.

Viktimat shqiptare, thuhet në raport, janë objekt i kushteve të punës së detyruar dhe trafikimit për seks në Greqi, Itali, Maqedoni, Kosovë, Serbi dhe kudo në Evropën Perëndimore.

Në klasifikimin e Departamanetit të Shtetit janë gjithsej katër shkallë, ku shkalla e parë përfshin vendet që i përmbahen plotësisht standardeve minimale për eliminimin e trafikut.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *