Home / Lajme / Maqedoni / Deponi e re regjionale për Pollogun

Deponi e re regjionale për Pollogun

3 qershor-Në mbledhjen e fundit u mor vendimi për sigurimin e mjeteve financiare për hulumtime gjeologjike që duhet bërë për lokacionin e ri në vend të Rusino-s.Pasi që toka ku gjendet momentalisht deponia Rusino që më herët është dhëne me koncesion dhe ne ishim të detyruar që të ndërrojmë lokacionin e saj. Tani ne si kryetarë të komunave të Pollogut, jemi duke bërë hulumtime në vendin ku do të jetë deponia e re. Studimet do të kushtojnë rreth 30 mijë euro ndërsa më pas e njejta do të jepet në koncesion.

-Krerët e komunave të Pollogut, janë duke bërë hulumtime në një lokacion të ri për krijimin e një deponie të re regjionale. Deponia Rusino në Gostivarë do të jetë në shërbim për nëntë komunat e Pollogut përkohësisht deri sa të gjendet lokacion tjetër. Si lokacion alternative është një vend afër deponisë Rusino, mirëpo pritet të bëhen analiza dhe studime fizibiliti për atë vend dhe më pas të fillohet me rregullimin e saj. Nga qendra rajonale për zhvillim planor në Xhepçisht thonë se deponia Rusino do të jepet në koncesion në nivel të shtetit ndërsa nëntë komunat e Pollogut do të duhet të gjejnë lokacion tjetër. Gjatë mbledhjes së fundit ku kanë marrë pjesë kryetarët e komunave të Pollogut, temë kyçe ka qenë pikërisht zgjidhja afatgjate e grumbullimin dhe deponimit të mbeturinave të këtij regjioni. Ata kanë vlerësuar se deponimi i hedhurinave si dhe zgjidhja e problemit me deponitë e vogla të egra të cilët ndotin ambientin janë probleme kryesore të cilët duhet të jenë akoma prioritet për komunat e Pollogut. Këtë e ka konfirmuar edhe kryetari i Qendrës për Zhvillim të barabartë të rajonit planor Fatmir Izairi. “Në mbledhjen e fundit u mor vendimi për sigurimin e mjeteve financiare për hulumtime gjeologjike që duhet bërë për lokacionin e ri në vend të Rusino-s.Pasi që toka ku gjendet momentalisht deponia Rusino që më herët është dhëne me koncesion dhe ne ishim të detyruar që të ndërrojmë lokacionin e saj. Tani ne si kryetarë të komunave të Pollogut, jemi duke bërë hulumtime në vendin ku do të jetë deponia e re. Studimet do të kushtojnë rreth 30 mijë euro ndërsa më pas e njejta do të jepet në koncesion. Lokacionin i ri gjendet në mes të Rusinos dhe rrugës rregjionale Gostivar –Ohër gjegjësisht 650 metra larg nga kjo rrugë dhe qasja do të jetë më e lehtë prej rrugës kryesore deri te deponia e re . Ky lokacion gjendet 2 kilometra larg deponisë Rusino”, tha Izairi. Sipas tij, me ndërtimin e deponisë së re rregjionale do të zgjidhet përmes tenderit një koncesioner që do të bëjë grumbullimin dhe deponimin e hedhurinave nga nëntë komunat e Pollogut. Ai ka sqaruar se fimrat të cilët kanë në koncesion hedhurinat në disa komuna, do të duhet që të bien në ujdi me koncesionerin e ri, në rast se nuk dakordohen atëherë ndërmarrja aktuale që grumbullon mbeturinat do të vazhdojë të punojë deri në përfundim të marrëveshjes.Ndryshe, Hapja e deponisë Rusino para dy vitesh zgjodhi një problem të madh për grumbullimin e hedhurinave për komunat e rajonit të Tetovës pas ndërprerjes së dërgimit të tyre në deponinë Drislla në Shkup, me ç`rast u krijua deponi e madhe në afërsi të stacionit hekurudhor në Tetovë. Gati se dy vite komunat me marrëveshje paraprake me komunën e Gostivarit, shfrytëzojnë deponinë Rusino për të dërguar hedhurinat

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *