Home / Lajme / Maqedoni / Dita e verës më e nxehtë

Dita e verës më e nxehtë

21 qershor-Dita e parë verore, sipas paralajmërimeve të sinoptikës, do të jetë dita më e nxehtë e vitit me temperaturë deri në 39 gradë Celsius.

Vera sivjet në hemisferën veriore të Tokës fillon sot, në orën 1 e 9 minuta. Në të njëjtën kohë për banorët e hemisferës jugore fillon dimri. Në fillim të verës, dita është më e gjatë, ndërsa nata më e shkurtër. Dielli në Shkup do të lind në orën 4 e 58 minuta, ndërsa do të perëndojë në orën 20 e 12 minuta. Dita do të zgjasë 15 orë e 14 minuta, ndërsa nata vetëm 8 orë e 46 minuta. Dita e parë verore, sipas paralajmërimeve të sinoptikës, do të jetë dita më e nxehtë e vitit me temperaturë deri në 39 gradë Celsius.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *