Home / Sport / Dopingu, Qerimaj përjashtohet 4 vite

Dopingu, Qerimaj përjashtohet 4 vite

Federata Botërore e Peshëngritjes i ka dhënë një goditje shumë të rëndë shtangistit Erkand Qerimaj duke e pezulluar për katër vite nga të gjitha aktivitetet kombëtare e ndërkombëtare.

Peshëngritësi i cili rezultoi pozitiv ndaj substancës methyl hexaneamine gjatë Kampionatit Evropian në dy muajve më parë, tashmë do të dorëzojë edhe titujt kampion të fituar në këtë aktivitet, ndërsa nuk mund të marrë pjesë as në Londër 2012, duke shuar shanset e peshëngritjes kuqezi për medalje në Olimpiadë.
Për më tepër, ai nuk do të marrë pjesë në gara deri në 22.95.2016, duke marrë një goditje të rëndë edhe për karrierën e tij.
Qerimaj ka bërë të ditur se do të çojë këtë çështje në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, pasi e ka cilësuar të padrejtë vendimin e marrë nga Federata Botërore e Peshëngritjes.
Pas shpalljes Kampion Evrope, ai u prit si një hero në vendin tonë dhe zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar vrapuan për t’i varur në qafë dekorata dhe tituj të panumërt.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *