Home / Sport / Drita së shpejti nis përgatitjet

Drita së shpejti nis përgatitjet

“Ne tani më kemi nisur punët rreth adaptimit të stadiumit për paraqitje në Ligën e Parë. Është duke u punuar në disa pjesë, ndërsa së shpejti pritet të definohen shumë gjëra. Për disa ditë presim që ekipi të nisë me fazën përgatitore dhe kuptohet në këtë drejtim do të na duhen edhe disa përforcime. Kryesia më e ngushtë e klubit ka parasysh gjithë këta gjëra dhe ne jemi optimistë se të gatshëm do të presim fillimin e sezonit të ri, kur ne do të debutojmë në Ligën e Parë”, deklaroi presidenti i KF Drita, Abedin Aliti-Abi.

Edhe pse kohë pas kohe në opinion përhapen spekulime të ndryshme në lidhje me KF Drita nga fshati Bogovinë i Tetovës, njeriu i parë i kësaj skuadre Abedin Aliti-Abi, edhe një herë ka hedhur poshtë gjithë këta thashetheme, duke konfirmuar se Drita vec më ka nisur përgatitjet për atë që e pret në Ligën e Parë. Dallimi mes kategorisë së dytë dhe asaj elitare është i madh, këtë e kanë të qartë edhe nga tabori i Dritës dhe për këtë arsye ata janë maksimalisht të mobilizuar për të qenë të gatshëm për debutimin në Ligën e Parë. Edhe pse gjërat janë duke shkuar pak më ngadalë se sa që pritej, gjithsesi bogovinasit janë duke punuar në të gjitha drejtimet për të nivelizuar ekipin dhe infrastrukturën për paraqitje në rangun më të lartë të garave të futbollit në vend. “Ne tani më kemi nisur punët rreth adaptimit të stadiumit për paraqitje në Ligën e Parë. Është duke u punuar në disa pjesë, ndërsa së shpejti pritet të definohen shumë gjëra. Për disa ditë presim që ekipi të nisë me fazën përgatitore dhe kuptohet në këtë drejtim do të na duhen edhe disa përforcime. Kryesia më e ngushtë e klubit ka parasysh gjithë këta gjëra dhe ne jemi optimistë se të gatshëm do të presim fillimin e sezonit të ri, kur ne do të debutojmë në Ligën e Parë”, deklaroi presidenti i KF Drita, Abedin Aliti-Abi, i cili këto ditë është në bisedime e sipër me firma dhe kompani të ndryshme të cilat do të ndihmonin në realizimin e punëve rreth stadiumit të fshatit Bogovinë. Nga kjo nënkuptohet se bogovinasit insistojnë që të bëjnë cmos, vetëm e vetëm të arrijnë të adaptojnë stadiumin e tyre për të zhvilluar ndeshjet kampionale në Bogovinë, qoftë kjo edhe nëse arrijnë që së paku të krijojnë kushte minimale për një gjë të tillë. Ndërkohë deri sa ekipi është në pushim, stafi teknik vec më ka hartuar planet për për Ligën e Parë dhe në këtë drejtim duken të patjetërsueshme edhe disa përforcime. “Drita për momentin është në një fazë të riorganizimit dhe mobilizimit maksimal për atë që na pret në Ligën e Parë. Shof se kryesia është duke bërë maksimumin për të realizuar punët e parapara, ndërsa unë si shef i stafit teknik jam kompetent të mendoj vetëm për pjesën sportive, pra për ekipin. Në bisedime me kryesinë do të kisha dashur që të mbajmë 90% të skuadrës që garoi me sukses në Ligën e Dytë dhe me 4-5 përforcime të qëlluara të krijojmë skuadër cilësore e cila do tu përgjigjej me sukses sfidave që bart Liga e Parë. Jam optimist se ne do të realizojmë planet tona dhe për këtë pres debutim të suksesshëm në elitë. Gjithsesi të presim e të shohim se si do të rrjedhin gjërat gjatë këtij muaji dhe më pas do të kemi pasqyrë më reale rreth asaj që mund të pretendojmë”, u shpreh trajneri më i suksesshëm në historinë e KF Drita, Jeton Beqiri. Nga prononcimi i presidentit Aliti, por edhe nga deklarata e trajnerit Beqiri, kuptohet lehtë se bogovinasit as që kanë dyshim nëse do të garojnë në Ligën e Parë, kështu që automatikisht bien në ujë gjithë ata pretendime të dikujt për një gjë të tillë. Drita meritoi Ligën e Parë, skuadra siguroi kualifikimin me paraqitje të suksesshme në fushë dhe Bogovina do të bëjë gjithcka që skuadra e tyre të paraqitete me sukses në elitë edhe atë duke i zhvilluar ndeshjet në terenin e fshatit Bogovinë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *