Home / Sport / Drita s’kërkon trajner, Beqiri edhe në Ligën e Parë

Drita s’kërkon trajner, Beqiri edhe në Ligën e Parë

Jeton Beqiri ka mbështetjen e gjithë kryesisë së KF Drita dhe pozita e tij nuk është vënë në pikëpyetje në asnjë moment. Spekulimet për angazhimin e Nexhat Shabanit lindën si pasojë e takimit të presidentit të Dritës, Abedin Aliti me trajnerin shkupjan. Mirëpo në këtë takim temë bisede nuk ishte posti i trajnerit, por dëshira e bogovinasve për të angazhguar të birin e Nexhat Shabanit, Emirin.

Klubi i futbollit Drita nga fshati Bogovinë i Tetovës për disa ditë do të startojë me përgatitjet verore për sezonin e ardhshëm, kur skuadra do të tentojë të ketë debutim të suksesshëm në Ligën e Parë. Bogovinasit këto ditë janë duke punuar rreth adaptimit të infrastrtukturës së stadiumit, ndërsa njëkohësisht kryesia është vënë në kërkim të përforcimeve. Ajo që është e sigurtë është se trajner i Dritës mbetet Jeton Beqiri, i cili drejtoi skuadrën në suksesin më të madh në historinë e klubit, inkuadrimin në Ligën e Parë. Ditë më parë në opinion u përhapën zëra se drejtuesit e klubit duan të angazhojnë trajnerin shkupjan Nexhat Shabanin, mirëpo këto pohime ishin vetëm spekulim. Në fakt bëhet fjalë për një keqkuptim që solli deri te kjo thashethemë. Nga tabori i Dritës kanë përmendur takim me Nexhat Shabanin dhe kjo ka qenë arsyeja që të mendohet se bogovinasit mendojnë për trajner të ri. Mirëpo së pari vetë Shabani dematoi të ketë bisedime për të marrë pankinën e Dritës, ndërsa më pas edhe presidenti Abedin Aliti konfimroi se Drita ka trajner Jeton Beqirin dhe ai ka besimin e gjithë kryesisë së klubit. Mësohet se arsyeja e spekulimit për Nexhat Shabanin ka qenë pikërisht takimi me Abedin Alitin, por temë bisede nuk ka qenë për pozitën e trajnerit, por për të birin e Nexhatit, Emir Shabanin. Nga tabori i Dritës janë të interesuar për mesfushorin shkupjan i cili sezonin e fundit ka luajtur për Korrabin e Dritës. Pas bisedave fillestare, pritet që këto ditë të mësohet epilogu përfundimtar i këtyre kontakteve dhe nëse Shabani (junior) do të kalojë te Drita. Por, njëkohësisht këtu marrin fund spekulimet në lidhje me pozitën e trajnerit të Dritës, pasi pikërisht Emir Shabani, kishte qenë arsyeja që të lindin spekulimet për babain e tij, Nexhatin. Ndërkohë nga tabori i Dritës bisedojnë edhe me të tjerë futbollistë si përforcime eventuale, për momentin kontaktet vazhdojnë me Ardian Nuhiun, ndërsa më shumë do të mësohet nga e hënë kur në Maqedoni pritet të kthehet nga pushimi trajneri Jeton Beqiri.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *