Home / Sport / Dritë e fortë në Ligën e Parë

Dritë e fortë në Ligën e Parë

“Në skuadrën tonë dhe përreth saj këto ditë është atmosferë e vërtetë pune, pasi përveç pjesës sportive ku stafi taknik ka nisur përgatitjet me ekipin, është duke u punuar edhe përreth stadiumit. Mbisundon një atmosferë e vërtetë pune dhe kjo na bën optimist se do të jemi të gatshëm deri në fillim të kampionatit. Presim të luajmë në Bogovinë, ndërsa me përforcimet që do kemi opinioni do të shohë një Dritë të fortë në Ligën e Parë”, deklaroi presidenti i KF Drita, Abedin Aliti-Abi.

Për të patur debutim sa më të mirë në elitën e futbollit vendor, skuadra e Dritës së Bogovinës këto ditë është e angazhuar maksimalisht në të gjitha drejtimet. Nga e hëna trajneri Beqiri është duke punuar me skuadrën nga dy séance në ditë, ndërsa në anën tjetër rreth stadiumit kanë nisur punimet për adaptimin e nevojshëm të tribunave sipas rregullave të Federatës së Futbollit të Maqedonisë për garim në Ligën e Parë. D.m.th. në Bogovinë këto ditë është atmosferë pune dhe ky fakt rrit entuziazmin në taborin e Dritës. “Në skuadrën tonë dhe përreth saj këto ditë është atmosferë e vërtetë pune, pasi përveç pjesës sportive ku stafi taknik ka nisur përgatitjet me ekipin, është duke u punuar edhe përreth stadiumit. Mbisundon një atmosferë e vërtetë pune dhe kjo na bën optimist se do të jemi të gatshëm deri në fillim të kampionatit. Presim të luajmë në Bogovinë, ndërsa me përforcimet që do kemi opinioni do të shohë një Dritë të fortë në Ligën e Parë”, deklaroi presidenti i KF Drita, Abedin Aliti-Abi. Ai shtoi se përveç stadiumit të Bogovinës, Drita do të ketë në dispozicion edhe stadiumin e rri në fshatin Kamenjan të komunës së Bogovinës, ndërsa pret paraqitje të suksesshme, pasi që në plan janë edhe të tjera përforcime. “Nëse s’përfundojnë në kohë punët rreth stadiumit në Bogovinë, ne kemi si obsion stadiumin në Kamenjan. Normal që edhe ndodh të luajmë në Kamenjan, do të tentojmë që sa po t’i kryejmë punë në stadiumin tonë, të kthehemi në fushën vendase. Ndërkohë sa i përket ekipit edhe përkundër përforcimeve të angazhuara, ne nuk do ndalemi këtu dhe do të tentojmë të sjellim edhe ndonjë risi, pasi kemi ambicie të krijojmë ekip kualitativ që do të renditet në mes të tabelës, ndërsa nëse na jepet mundësi, do të kërkojmë edhe më shumë”, tha njeriu i parë i Dritës, Aliti. E derisa kryesia punon në drejtimin e saj, në planin sportiv trajneri Beqiri është duke realizuar nga dy seanca stërvitore në ditë. Deri tani ekipi ka angazhuar shtatë përforcime, edhe atë Ardian Nuhiu-n, Minas Osmani-n, Dardan Miftari-n, Aleksandër Krstevski-n, Goran Stankovski-n, Emir Shabani-n dhe Besnik Rexhepi-n. “Punët rrjedhin sipas planit, me nga dy stërvitje në ditë. Përforcimet adaptohen mirë, ndërsa presim të na bashkohet Stankovski, i cili na ka njoftuar se do të vijë me vonesë. Këto ditë ndoshta do kemi edhe ndonjë risi, ndërsa varësisht prej kësaj do të vendoset nëse do të ketë largime. Unë jam optimist se do të krijojmë një skuadër të fortë e cila do të jetë e respektuar nga të gjithë rivalët në Ligën e Parë”, deklaroi shefi i stafit teknik të Dritës, Jeton Beqiri. Sipas trajnerit Beqiri, Drita këto ditë do të vazhdojë të përgatitet në stadiumin e vet në Bogovinë, ku kushtet janë ideale për punë, ndërsa më pas nuk përjashtohet mundësia për transferim në ndonjë qendër turistike ku ekipi do të kishte mundësi të zhvillojë disa ndeshje të forta kontrolluese me kundërshtarë kualitativ.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *