Home / Sport / Drobga fillon bisedimet me Barcelonën!

Drobga fillon bisedimet me Barcelonën!

Didier Drogba mund të jetë pranë një lëvizje mjaft të rëndësishme në merkato pasi mund të zgjedhë t’i bashkohet Barcelonës, edhe pse pak ditë më parë ka nënshkruar për skuadrën kineze të Shangai Shenhua.

Lojtari nga Bregu i Fildishtë dukej se i kishte dhënë lamtumirën Evropës duke nënshkruar për dy vite e gjysmë me skuadrën kineze, por ai pritet që gjatë pasdites të mbërrijë në Barcelonë, ndërsa nesër do të takohet me drejtuesit e klubit katalanas.

Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, kontrata e futbollistit nga Bregu i Fildishtë ka një klauzolë që e lejon të largohet vetëm nëse e kërkon Barcelona, një skuadër me të cilën ai ka ëndërruar gjithmonë të luajë.

Lojtari 34 vjeçar ka refuzuar ofertat e klubeve më të rëndësishme të kontinentit, duke përfshire edhe Real Madrid e Milan, pasi zgjodhi të shkonte në Kinë ku paguhet 200 mijë paund në muaj, një rrogë që nuk ia garanton askush në Evropë.

Por ngjarjet e fundit kanë hedhur dyshime të mëdha mbi atë që është e ardhmja e tij, ndonëse bisedimet mes palëve janë në fazën fillestare.

Me afrimin e Drogba, Barcelona do të bënte një hap të rëndësishëm në përforcimin e kontingjentit të saj, pasi sulmuesi do të garantonte një tjetër lloj loje, duke ndihmuar katalanasit të përballeshin me skuadrat që i luajnë në mënyrë shumë difensive.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *