Home / Lajme / Maqedoni / Ekskursionet e nxënësve, dyshime për keqpërdorime

Ekskursionet e nxënësve, dyshime për keqpërdorime

21 qershor-Dyshimi është ngritur nga disa prindër të shkollave të mesme shqipe, të cilët kanë kërkuar që Inspektoratet e Ministrisë së Arsimit dhe drejtpërdrejt ministri Pançe Kralev dhe zëvendësministri Safet Neziri të interesohen dhe të ngrisin komisione mbi hetimin e organizimeve të ekskursioneve, ku janë shfaqur dyshime për keqpërdorime financiare dhe mundësinë e vjedhjeve të organizuara.

Prindër të nxënësve shqiptarë të disa shkollave të mesme në Maqedoni kërkojnë nga Ministria e Arsimit që të hetojë dyshimet e tyre të ngritura lidhur me organizimin e ekskursioneve për nxënësit nga ana e drejtorive të shkollave.

Dyshimi është ngritur nga disa prindër të shkollave të mesme shqipe, të cilët kanë kërkuar që Inspektoratet e Ministrisë së Arsimit dhe drejtpërdrejt ministri Pançe Kralev dhe zëvendësministri Safet Neziri të interesohen dhe të ngrisin komisione mbi hetimin e organizimeve të ekskursioneve, ku janë shfaqur dyshime për keqpërdorime financiare dhe mundësinë e vjedhjeve të organizuara.

Nëpërmes një kërkese nga disa prindër kërkohet që të hetohen dyshimet lidhur me organizimin e këtyre ekskursioneve. “Nxënësit kanë paguar nga 120 euro për tre netë në Shqipëri. Gjitha harxhimet ishin të hequra, por në bazë të vlerësimeve tona dhe kontakteve me hotele në Shqipëri dhe agjencitë e udhëtimeve, kjo shifër del se është shumë e lartë. Andaj kërkojmë hollësi dhe apelojmë që ministria e Arsimit të ndërmarrë hetime dhe të zbulojë mundësinë e manipulimeve”, thekson një prindër i ankuar.

Së fundi ekskursione të tilla janë organizuar nëpër disa qytete të vendit si në Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Dibër, etj. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *