Home / Lajme / Maqedoni / Emrat e fshatrave shqiptar ortodoks në Maqedoni

Emrat e fshatrave shqiptar ortodoks në Maqedoni

Shqiptarët ortodoks nuk kanë jetuar vetëm në Rekën e Epërme, por elementin shqiptar ortodoks e ndeshim edhe në Kavadarc në fillim të viteve 1900.

Arben Llalla

Prej disa vitesh u mora me studimet rreth gjetjes së fshatrave në Greqi që dikur kanë qenë të banuar nga shqiptarët ortodoks dhe mysliman. Me kalimin e viteve dhe shtypjes shtetërore shumë prej këtyre banorëve i braktisën këto fshatra dhe disa të tjerë u asimiluan duke u deklaruar grek. Sot në të vërtetë këta njerëz janë qytetar të denjë të shtet grek, por në venat e tyre kalon ADN e gjakut shqiptar që ndoshta një ditë do të ndërgjegjësohet dhe do rikthehet origjinës së saj të vërtetë.

Kaq vite janë bërë që jetoj në Maqedoni dhe shumë pak lexova për kërkimet e studiuesve dhe historianëve shqiptar të Maqedonisë që të merren me shqiptarët ortodoks të cilët prej vitesh janë detyruar të braktisin identitetin shqiptar nga presionet ose privilegjeve që u janë ofruar nga shteti sllavo-maqedonas.

Gjatë kërkimeve për të gjetur të dhëna për disa fshatra në Greqi që janë banuar me shqiptar, ndesha edhe të dhëna serioze nga burime bullgare, serbe, greke dhe franceze ku jepeshin emrat e fshatrave që janë banuar në fillim të shek.XX, nga shqiptar mysliman dhe ortodoks. Prandaj sot ne do të sjellim të dhënat të përgjithshme për disa fshatra në Maqedoninë e sotme që kanë qenë banuar nga shqiptar ortodoks.

Studiuesit e huaj kanë qenë të njëanshëm në përgjithësi gjatë regjistrimit të popullsisë në fillim në viteve 1900, ku kanë bërë përpjekje që banorët shqiptar ti paraqisnin në bazë të fesë dhe jo kombësisë. Shumë herë ata i identifikonin shqiptarët mysliman si turq dhe shqiptarët ortodoks si grek, vlleh, bullgar apo sllavo-maqedonas. Megjithatë sot ne do sjellim fakte të pamohueshme nga regjistrat e studiuesve bullgarë që kanë bërë regjistrimin në fillim të shek.XX, në Maqedoninë Gjeografike.

Shqiptarët ortodoks të Rekës

Shpeshherë kemi lexuar rreth shqiptarëve ortodoksë të Rekës në Maqedoni të cilët janë asimiluar dal ngadalë me dhunë dhe presione të tjera nga më të ndryshmet.

Historikisht me përmasa të gjera si intelektual nga Reka njihet vetëm i madhi Josif Bageri

i cili ka lindur në fshatin Nistrovë në vitin 1870, fshat ky që i takonte në atë periudhë Sanxhakut të Dibrës.

Ka rreth dy vite që një tjetër shqiptar ortodoks po bënë përpjekje për ndërgjegjësimin e mijëra shqiptarëve ortodoks që deklarohen sllavo-maqedonas. Ky është Branko Manojlovski i cili ka lindur më 1941, në fshatin Kiçinicë të Rekës nga prindërit Zasfira dhe Manojl.

Në vitin 1913 e deri më 1969, Branko Manojlovski e ka patur mbiemrinTanasheviç, më tej pushteti sllavo-maqedonas ja ndryshuan nga Tanasheviç në Manojlovski. Ndërsa stërgjyshi i Brankos, Manojli dhe vëllai i tij Lazari e ka patur mbiemrin deri më 1913, Tanashi.
Studiuesi dhe shkrimtari dr.Baki Ymeri në një shkrim të tij sjellë fakte për Matej Danili(1909-1993) i cili ishte nga fshati Shtirovica e Rekës.

Në vitin 1912, familja Danili emigroi në Bukuresht të Rumanisë. Derisa sa vdiq Matej Danili krenohej për origjinë e tij shqiptare ortodokse nga Reka dhe nëpër festat ai vishej me veshjen tradicionale shqiptare të vendlindje së tij, Shtirovicës..

Një tjetër figurë Akademikë shqiptarë ortodoks është edhe ish-Kryetari i Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, Mate Matevski, për të cilin të gjithë historianët dhe studiuesit shqiptar në Maqedoni e përfolin nëpër kafene se është shqiptar ortodoks, por askush nuk është marr seriozisht me studime shkencore për tia përplasur në fytyrë këtij Akademiku që heshtë për të vërtetën e familjes së tij që është me gjak e gjuhë shqiptar.

Mendoj që ka ardhur koha që të merremi më seriozisht me studimet në drejtim të shqiptarëve ortodoks dhe katolik me qëllim që gjuha shqipe e tyre atërore mos të jetë një Atdhe i humbur.

Emrat e fshatra të Rekës me numrin e banorëve në fillim të viteve 1900

Siç do vërehet shqiptarët ortodoks kanë jetuar vetëm me shqiptar mysliman në të njëjtin fshat dhe nuk janë përzier me popullsitë e tjera joshqiptare ortodokse si: vllehët, bullgarët, grekët etj., siç ka ndodhur me shqiptarët në Greqi dhe në Shqipërinë e sotme.

Në bazë të regjistrimi që është kryer nga përfaqësues të shtetit bullgar në fillim të viteve 1900, kemi 2861 shqiptar ortodoks dhe 2262 shqiptar të fesë myslimane në fshatrat e Rekës. Interesant është fakti se në Rekë kemi tre fshatra që banoheshin nga shqiptarët ortodoks si në Z’LVAJSKO, KIČENICA, BELIČICA. Dhe tre fshatra të banuar vetëm nga shqiptar mysliman si: ŠTIROVICI, 400 shqiptar mysliman, STROJČE, 300 shqiptar mysliman dhe TANUŠANE me 350 shqiptar mysliman. Për Shtirovicën kemi dëshmi nga Matej Danili(1909-1993) i cili kishte lindur në këtë fshat dhe i përkiste fesë ortodokse shqiptare, por sipas të dhënave bullgare janë shënuar vetëm shqiptarët mysliman.

Përveç Rekës shqiptarë ortodoks të deklaruar kemi një fshat në Manastir, NIŽO POLE (DŽINDŽO POLE), i banuar nga 250 shqiptar ortodoks, 1.590 vlleh ortodoks dhe 190 bullgarë ortodoks.

Në rrethinë e Kavadarc kemi dy fshatra që janë deklaruar disa banorë me kombësi shqiptare si: KONOPIŠTA, 18 shqiptar ortodoks, 710 bullgar ortodoks dhe 14 rom, MREŽIČKO, 6 shqiptar ortodoks, 425 bullgar ortodoks.

E rëndësishme është se në ato vite kur nuk ekzistonte shteti shqiptar dhe institucionet kombëtare, të huajt na kanë sjellë të dhëna për popullsinë shqiptare ortodokse dhe myslimane edhe pse këto të dhëna mund të jenë të cunguara duke tkurur sa më shumë realitetin e popullsisë shqiptare në Maqedoninë Gjeografike.

Më poshtë po sjellim emrat e fshatrave që kanë banuar shqiptarët ortodoks të Rekës ashtu siç janë shkruar nga autorët bullgarë, serb dhe grek duke ruajtur origjinalitetin e tyre.

1-. V’RBEN, ka patur 300 shqiptar ortodoks dhe 360 shqiptar mysliman

2-. V’LKOVIJA, 150 shqiptar ortodoks dhe 150 shqiptar mysliman

3-. GREKANE, 25 shqiptar ortodoks dhe 14 shqiptar mysliman

4-. Z’LVAJSKO, 35 shqiptar ortodoks

5-. ŽUŽNE, 150 shqiptar ortodoks dhe 160 shqiptar mysliman

6-. KIČENICA, 120 shqiptar ortodoks

7-. BELIČICA, 450 shqiptar ortodoks

8-. BIBANE, 32 shqiptar ortodoks dhe 90 shqiptar mysliman

9-. BOGDEVO, 180 shqiptar ortodoks dhe 108 shqiptar mysliman

10-. BRODEC, 360 shqiptar ortodoks dhe 150 shqiptar mysliman

11-. NIVIŠTA, 170 shqiptar ortodoks dhe 180 shqiptar mysliman

12-. NISTROVO, 150 shqiptar ortodoks dhe 230 shqiptar mysliman

13-. NIČPUR, 250 shqiptar ortodoks dhe 220 shqiptar mysliman

14-. D’BOVO, 24 shqiptar ortodoks dhe 90 shqiptar mysliman

15-. REČ, 150 shqiptar ortodoks dhe 140 shqiptar mysliman

16-. RIBNICA, 120 shqiptar ortodoks dhe 200 shqiptar mysliman

17-. SENCE, 195 shqiptar ortodoks dhe 120 shqiptar mysliman

Gjithashtu lexo

Themeluesi dhe milioneri i Lëvizjes Besa në konventën e PDSH-së

Themeluesi, ideologu dhe milioneri i Lëvizjes BESA: Adnan Ismaili ( pronar i Logos-A dhe Tv …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *