Home / Sport / Ersen Sali në Daçia të Moldavisë

Ersen Sali në Daçia të Moldavisë

“Gjithcka është e qartë dhe unë parimisht kam arritur marrëveshje me drejtuesit e Daçias për kushtet dhe gjithcka tjetër në lidhje me kontratën. Drejtuesit e klubit më kërkojnë të firmos për tre vite, mirëpo sipas gjithë gjasave kontrata do të jetë 2+1 vit. Mbetet vetëm të kaloj testet mjekësore dhe më pas të firmos kontratën me ekipin e Daçias”, konfirmoi transferimin në Moldavi, tani më ish-sulmuesi i Shkëndijës, Ersen Sali.

Sulmuesi shkupjan Ersen Sali të mërkuren në mëngjes ka udhëtuar drejt Moldavisë, ku pritet të kalojë testet mjekësore dhe më pas të firmosë kontratën tre vjecare me ekipin e Daçias. Sali të martën është pajisur me vizën për në Moldavi, pasi paraprakisht ka marë vize pune e cila automatikisht i jep të drejtë qëndrimi në këtë shtet, ku do të vazhdojë karrierën në të ardhmen. “Gjithcka është e qartë dhe unë parimisht kam arritur marrëveshje me drejtuesit e Daçias për kushtet dhe gjithcka tjetër në lidhje me kontratën. Drejtuesit e klubit më kërkojnë të firmos për tre vite, mirëpo sipas gjithë gjasave kontrata do të jetë 2+1 vit. Mbetet vetëm të kaloj testet mjekësore dhe më pas të firmos kontratën me ekipin e Daçias”, konfirmoi transferimin në Moldavi, tani më ish-sulmuesi i Shkëndijës, Ersen Sali. Shkupjani sqaron se kushtet që i kanë ofruar nga ekipi i kategorisë së parë të Moldavisë janë të shkëlqyeshme dhe shton se pret të ketë aventurë të suksesshme në këtë skuadër. “Vërtet bëhet fjalë për ofertë të cilën nuk mundesha ta refuzoj. Më kanë ofruar kushte të shkëlqyeshme finansiare, ndërsa gjithashtu më plëqejnë ambiciet e drejtuesve. Sot (e mërkurë) rreth orëa 17:00 duhet të kaloj testet mjekësore, pas cka duhet të firmos marëveshjen. Jam i lumtur për këtë lëvizje dhe besoj se do të paraqitem ne sukses në Moldavi”, sqaroi Sali. Sulmuesi që ka luajtur për Slloga Jugomagnatin, Bashkimin dhe Milanon, tre vitet e fundit ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës, me të cilët brenda dy viteve fitoi Ligën e Dytë dhe të Parën, ndërsa këtë sezon u renditën në pozitën e tretë. Kjo periudhë mbetet e paharueshme për sulmuesin shkupjan, i cili tani në largim nuk haron pa përmendur përsëri ekipin tetovar. “Shkëndija dhe Tetova mbeten thellë në zemrën time. Kam kaluar vitet më të lumtura në karrierën time dhe për këtë jam shumë krenar. Tani kur jam duke u larguar, dua të falemenderoj të gjithë ata me të cilët bashkëpunuam gjatë kësaj kohe, duke nisur nga kryesia, bashkëlojtarët, tifozët, puntorët në ekip, ekonomët dhe gjithë kundërshtarët. Uroj që Shkëndija të ecë vetëm përpara dhe vitin e ardhshëm të fitojë përsëri titullin e kampionit. Këtë e meriton Shkëndija, e meriton Tetova dhe e meritojnë ‘Ballistët’, të cilët janë tifozët më të mirë në botë”, tha në fund Sali, duke lënë të kuptohet se edhe përkundër largimit, mbetet ngushtë i lidhur me Shkëndijën dhe gjithcka rreth saj. Gjithsesi pritet që shkupjani sot të mos ketë probleme gjatë testeve mjekësore dhe me në fund rreth orës 17:00 të firmosë më skuadrën e Daçias.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *