Home / Sport / Ertan Hasan rrikthehet në Shkëndijë?

Ertan Hasan rrikthehet në Shkëndijë?

Hasan këto ditë i është bashkuar skuadrës tetovare në seancat stërvitore, ndërsa pritet së shpejti të vendoset nëse do të vazhdojë në taborin ‘kuqezi’.

Sulmuesi shkupjan Ertan Hasan është pranë rrikthimit në rradhët e Shkëndijës, te të cilët luajti vite më parë. Hasan këto ditë i është bashkuar skuadrës tetovare në seancat stërvitore, ndërsa pritet së shpejti të vendoset nëse do të vazhdojë në taborin ‘kuqezi’. Sulmuesi shkupjan së fundmi ishte pjesë e ekipit të Rufesë së Miletinës, të cilët me ndihëm ne golave të tij arritën që nga zona e rrezikut të ngjiten në mesin e tabelës. Hasan ishte pjesë e Shkëndijës pikërisht në kohën kur kryesia aktuale mori drejtimin e ekipit, ndërsa pas një sezoni vendosi të largohet për në kampionatin kosovar, kontretisht te skuadra e Prishtinës. Më pas kishte disa aventura tjera te Lepenci në Kosovë, Gostivari dhe si që përmendëm më lartë edhe te Rufeja-M. Nëse firmos me Shkëndijës, Hasan do të duhet të jetë zëvendësim për Ersen Sali-n, i cili u transferua në Moldavi te skuadra e Daçias. Ndërkohë burime jozyrtare thonë se këto ditë drejtuesit e klubit janë ulur në bisedime me Artim Pollozhanin, mirëpo për momentin nuk ka asgjë konkrete rreth marëveshjes eventuale. Ndryshe skuadra e Shkëndijës vazhdon me seancat stërvitroe nga dy herë në ditë, ndërsa paralajëmrohet së shpejti zhvillimi i një ndeshje kontrolluese, ku trajneri Osmani do të testonte disa futbollistë që i ofrohen si përforcime eventuale.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *