Home / Sport / Eshli Kol, nga Tirana në rekordmen i Anglisë

Eshli Kol, nga Tirana në rekordmen i Anglisë

Eshli Kol do të luajë sonte ndeshjen e tij të 21-të me përfaqësuesen angleze në një turne zyrtar, duke kaluar kësisoj rekordin që mbahej bashkërisht nga Devid Bekam dhe Peter Shilton.

Por pakkush e kujton që kjo karrierë rekordesh me Anglinë ka filluar pikërisht në Shqipëri në vitin 2001. Atëherë, “tre luanët” që drejtoheshin nga Sven Goran Erikson u përballën me kuqezinjtë duke fituar 3-1 në një nga ndeshjet më të diskutuara të përfaqësueses tonë, për shkak të golit të rregullt që iu anulua Altin Rrakllit në minutat shtesë, kur rezultati ishte 1-2 për anglezët ndërsa goli i rregullt dhe ai i anuluar kuqezi erdhën pikërisht nga krahu ku aktivizohej për herë të parë Kol.

Mbrojtësi debutoi në një turne madhor gjatë Botërorit 2002, duke u aktivizua në 5 ndeshje, ku nuk luajti vetëm 15 minuta. Që nga ai moment, ai ka luajtur në çdo minutë të çdo takimi tjetër në turnetë pasardhës, përfshirë kohët shtesë, ndërsa ka qenë zgjedhje e parë për katër trajnerë të ndryshëm.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *