Home / Sport / EURO 2012: Buffon: Ta ruajmë entuziazmin për në fund

EURO 2012: Buffon: Ta ruajmë entuziazmin për në fund

26 qershor-“Disa nga ne që kemi fituar diçka të rëndësishme duam ta përsërisim këtë, dhe po ashtu ta bëjmë këtë për ata të cilët nuk kanë fituar ende”, ka thënë Buffon.

Gianluigi Buffon ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij të mos lejojnë që suksesi në çerekfinale të Euro 2012 ndaj Anglisë t’i pushtojë kokat e tyre, derisa Italia përgatitet për sfidën gjysmëfinale kundër Gjermanisë.

“Ne nuk mund të harrojmë se kemi kaluar vetëm fazën gjysmëfinale. Nuk mund menjëherë të kërcejmë nga gëzimi pasi kemi fituar një vend në gjysmëfinale. Unë do ta bëj këtë vetëm kur të fitojmë diçka si ekip”.

“Disa nga ne që kemi fituar diçka të rëndësishme duam ta përsërisim këtë, dhe po ashtu ta bëjmë këtë për ata të cilët nuk kanë fituar ende”, ka thënë Buffon.

Italia do të përballet me Gjermaninë të enjten, ndeshje në të cilën gjermanët shihen si favoritë. Gjysmëfinalja tjetër zhvillohet të mërkurën në mes të Portugalisë dhe Spanjës.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *